LAJMI I FUNDIT:

Pashke Marku refuzon ofertat nga Gjermania, qëndron në Zvicër te Kreuzlingeni

Pashke Marku refuzon ofertat nga Gjermania, qëndron në Zvicër te Kreuzlingeni
(Foto: kosovahandball.info)

HSC Kreuzlingen ka befasuar me rezultate të mira në edicionin aktual të Superligës së Zvicrës në hendboll.

Kreuzlingeni, ku ndihmës-trajner është kapiteni ynë, Valon Dedaj, do të luajë në ‘play-off’ të kampionatit të Zvicrës për herë të parë. Prej më meritoreve për këtë sukses është hendbollistja jonë, Pashke Marku.


Pashkja ka vazhduar kontratën me Kreuslingenin edhe për dy vite dhe për këtë të martën ka shkruar edhe faqja zyrtare e Federatës së Hendbollit të Zvicrës.

Pashke Marku, sipas shkrimit të federatës zvicerane, ka vazhduar edhe për dy vite përkundër ofertave që kishte nga Gjermania.

“Ne jemi të lumtur që Pashkja ka vazhduar kontratën me ne dhe kështu është treguar besnike”, kanë thënë zyrtarë të klubit.

22-vjeçarja nuk ka luajtur një kohë për Kosovën, por presim që të jetë në ekip për ndeshjet që i luajmë në fillim të qershorit në Prishtinë.