Gjatë ditës së sotme (e martë), një tërmet i fuqishëm ka goditur Durrësin me magnitudë 6.4 shkallë të righterit.

Nga ky tërmet tre persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 150 të tjerë janë lënduar.


Në mesin e shumë artistëve një reagim rreth kësaj së fundmi e ka bërë edhe reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Capital T.

truekapo 79212318 470848516891208 270132304643798706 n Capital T reagon pas tërmetit në Shqipëri (Foto: Instagram)

Përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory, Kapo thotë se sot të gjithë duhet të lutemi për Shqipërinë.

"Sot lutemi për Shqipërinë. Zoti qoftë me juve", ka shkruar në postimin e tij reperi 28-vjeçar.

Më parë, rreth tërmetit ka reaguar edhe Bleona Qereti, duke treguar se familja e saj janë mirë dhe se lutet për të gjithë njerëzit e tjerë në trojet shqiptare.

truekapo 74603521 1361585900682583 8799094434308423871 n Capital T reagon pas tërmetit në Shqipëri (Foto: Instagram)

Veç të tjerash, janë raportuar edhe gjashtë viktima nga Ministria e Mbrojtjes, dy gra në Thumanë, tre viktima në rrënojat e një ndërtesave në Durrës dhe një qytetar i cili ka rënë nga ballkoni në Kurbin. /Telegrafi/

truekapo 70750978 2259778104126094 6429436672825987106 n Capital T reagon pas tërmetit në Shqipëri (Foto: Instagram)