LAJMI I FUNDIT:

Pas sulmit vdekjeprurës në Oslo, personi i dyshuar për të shtënat po akuzohet për terrorizëm

Pas sulmit vdekjeprurës në Oslo, personi i dyshuar për të shtënat po akuzohet për terrorizëm

Një 42-vjeçar është arrestuar dhe po përballet me akuzat për vrasje, tentativë vrasjeje dhe akte terroriste, pas të shtënave me armë zjarri në qendër të kryeqytetit të Norvegjisë, Oslo.

Dy persona u vranë gjersa numri i të lënduarve ka shkuar në 21 pas të shtënave me armë në një lokal të një lagjeje të frekuentuar të natës.


Të shtënat me armë rreth orës 01:00 të ditës së sotme ngjanë në tre vende duke përfshirë një bar homoseksualësh, raporton bbc.

Publikohen pamjet kur burri i armatosur hyri në një klub nate në Oslo dhe filloi të qëllonte me armë
Lexo po ashtu Publikohen pamjet kur burri i armatosur hyri në një klub nate në Oslo dhe filloi të qëllonte me armë

Të shtënat u realizuan në London Pub, një vend i njohur për komunitetin LGBTI+, dhe pranë klubit të xhazit, Herr Nilsen si dhe një restoranti.

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere e quajti atë një “sulm të tmerrshëm dhe thellësisht tronditës ndaj njerëzve të pafajshëm”.

Ndërkohë, parada vjetore e Krenarisë në Oslo do të mbahej të shtunën, por është anuluar pas këshillës së policisë.

“Së shpejti do të jemi krenarë dhe të dukshëm përsëri, por sot, ne do të ndajmë festimet tona të Krenarisë nga shtëpia”, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit Oslo Pride. /Telegrafi/