Ku janë të stacionuara trupat amerikane në Evropë?

Me tërheqjen e 5000 trupave nga Gjermania dhe kërcënimet për një trajtim të ngjashëm ndaj Italisë dhe Spanjës, shqyrtojmë shpërndarjen e forcave amerikane në Evropë.
Shtetet e Bashkuara kanë rreth 68 mijë personel ushtarak aktiv të përhershëm të vendosur në bazat evropiane, deri në muajin dhjetor.
Kjo shifër nuk përfshin forcat rotative që dërgohen për misione dhe stërvitje, shkruan skynews.
Ato janë të shpërndara në 50 baza, nga të cilat 31 janë të përhershme, në më shumë se një duzinë vendesh evropiane, deri në mars 2024.
Gjermania dhe Italia strehojnë selitë dhe numrin më të madh të ushtarëve amerikanë, të ndjekura nga Mbretëria e Bashkuar.
Shpërndarja e trupave amerikane në Evropë
Gjermania - 36436 trupa dhe baza më e madhe amerikane në Evropë, baza ajrore Ramstein.
Italia - 12662 trupa në Vicenza, Aviano, Napoli dhe Sicili, përfshirë njësi të ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore.
Mbretëria e Bashkuar - 10156 trupa në tre baza, kryesisht personel i forcave ajrore.
Spanja - 3814 trupa, kryesisht në baza detare dhe ajrore pranë Ngushticës së Gjibraltarit.
Polonia - 369 trupa të përhershëm, plus 10 mijë personel rotativ të financuar nga Iniciativa Evropiane e Parandalimit, në katër baza.
Rumania - 153 trupa të përhershëm, plus forca rotative, në bazat Mihail Kogălniceanu, Camp Turzii dhe Deveselu.
Hungaria - 77 trupa të përhershëm, plus forca rotative, në dy baza, Kecskemet dhe baza ajrore Papa. /Telegrafi/



















































