Trump 'nuk e ka problem' nëse Ukraina dhe Rusia arrijnë një marrëveshje paqeje pa SHBA-në

Donald Trump ka thënë se nuk do të kundërshtonte që Ukraina dhe Rusia të arrinin një marrëveshje paqeje pa pjesëmarrjen e SHBA-së.
Uashingtoni më parë është përpjekur të veprojë si ndërmjetës midis dy vendeve, me të dërguarit e SHBA-së që vizitojnë si Moskën ashtu edhe Kievin, transmeton Telegrafi.
Presidenti i SHBA-së është takuar me Volodymyr Zelensky shumë herë që kur u kthye në detyrë, ndërsa zhvilloi gjithashtu bisedime me Vladimir Putin në Alaska vitin e kaluar.
I pyetur nëse Ukraina dhe Rusia po zhvillojnë negociata më vete, Trump, i cituar nga agjencia e lajmeve Interfax e Ukrainës, tha: "Epo, nuk ka problem. Le të merren vesh. Unë jam ai që i solli në këtë pozicion dhe mendoj se kjo do të zgjidhet. Mendoj se po i afrohemi vendit ku duhet të jenë Rusia dhe Ukraina, por mendoj se kjo do të zgjidhet".
Të premten, Putin hodhi poshtë një propozim nga Zelensky për bisedime ballë për ballë mbi luftën, duke pretenduar se nuk shihte "asnjë kuptim" në organizimin e një takimi. /Telegrafi/



































