LAJMI I FUNDIT:

Pas Shkupit, Pollogu më tërheqës për ndërtime

Pas Shkupit, Pollogu më tërheqës për ndërtime

Nga gjithsej 318 leje ndërtimi, më së shumti janë dhënë për rajonin e Shkupit, gjithsej 64, pasuar nga Pollogu me 60 leje dhe Vardari me 48 leje. Pas tyre është rajoni juglindor me 39, më pas rajoni jugperëndimor me 38 leje ndërtimi, i ndjekur nga rajoni i Pellagonisë me 18 dhe në fund rajoni verilindor me 10 miratime.

Njoftimi i fundit i Entit Shtetëror të Statistikave për lejet e ndërtimit, tregon se në nëntor të vitit që lamë pas janë dhënë 318 leje ndërtimi, që është 10.2 për qind më pak krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Por, përkundër numrit më të vogël të miratimeve të dhëna, vlera e tyre arrin në 11.726.317 mijë denarë, që është 31.2 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak . Kjo tregon qartë se do të ndërtohen ndërtesa më të shtrenjta. Numri më i madh i miratimeve janë për ndërtimet e larta, 171 të tjera, pasuar nga rikonstruksioni me 77 miratime dhe ndërtimi i ulët me 70 miratime të dhëna.


Me këto miratime parashikohet ndërtimi i 655 banesave, me sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 55.047 metrash katrorë. Ajo që vihet re nga detajet e analizave të tyre është fakti se shumica e lejeve të ndërtimit janë dhënë për kryeqytetin dhe Gostivarin. Kështu, nga gjithsej 318 leje ndërtimi, më së shumti janë dhënë për rajonin e Shkupit, gjithsej 64, pasuar nga Pollogu me 60 leje dhe Vardari me 48 leje. Pas tyre është rajoni juglindor me 39, më pas rajoni jugperëndimor me 38 leje ndërtimi, i ndjekur nga rajoni i Pellagonisë me 18 dhe në fund rajoni verilindor me 10 miratime.

Në Shkup, numër më të madh të objekteve do të ketë në Gazi Babë dhe Qendër, më pas Sopishte dhe Aerodrom. Ndërsa në rajonin e Pollogut, më së shumti leje janë dhënë për ndërtesa në Gostivar dhe Zhelinë, pasuar nga Jegunovcë, Bërvenicë dhe Vrapçisht. Kjo tregon se ka tendenca të reja dhe interes të ri për ndërtim në rajone që nuk ishin aq tërheqëse më parë.

Ndërkaq ndërtuesit po ashtu konfirmojnë se ka ndryshime në interes të qytetarëve dhe theksojnë se ndryshimet e tilla janë pozitive dhe se është koha që të krijohen kushte të njëjta për qytetet e gjata në vend.

“Rritja e numrit të lejeve për ndërtime për objektet që kanë qëllim banimi dhe afarist dhe që po ndërtohen në rajonin Tetovë – Gostivar është trend pozitiv sepse ishte koha e fundit që të sigurohen kushte dhe burime për ndërtim në qytetet tjera përveç Shkupit. Kjo do të zvogëlojë presionin në kryeqytet, jo të gjitha burimet do të shpërdorohen në Shkup dhe do të zvogëlojë lëshimin e rezidencave në kryeqytet”, tha ndërtuesi Nikolla Vellkovski.

Ai shpjegoi se ndërtimi i objekteve të reja në Tetovë, Gostivar, Manastir, Strumicë, Shtip, Kumanovë dhe qytete të tjera të vendit është shumë i mirë sepse kontribuon në zhvillimin e balancuar rajonal të gjashtë rajoneve në të gjithë vendin, si dhe do të ofrohen vende pune dhe më pak bllokim trafiku. “Shteti duhet të udhëheqë një politikë të zhvillimit të balancuar rajonal, mbështetjes së bujqësisë, e cila do të kontribuojë gjithnjë e më shumë qytetarë nga brendësia që të jetojnë aty ku janë, dhe kjo shihet nga ndërtimi i objekteve të reja banesore”, shtoi ai.

Ndër të tjera, Vellkovski porositi se duhet pasur kujdes dhe kontroll i mirë ndaj DUP-ve të përgatitura sepse urbanistët janë shumë të prirur ndaj investitorëve dhe pronarëve të tokave dhe nuk i respektojnë rregulloret për planifikim hapësinor dhe urban dhe Ligjin për ndërtim. Sipas tij e gjithë kjo është në interes të mbajtjes dhe punësimit të qytetarëve tanë atje dhe të mos i bëhet presion Shkupit dhe të emigrojnë jashtë shtetit. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori