LAJMI I FUNDIT:

Pas rastit të 11-vjeçares së dhunuar, Getinjo i bën thirrje publike Albin Kurtit: Hapi shtëpitë publike

Pas rastit të 11-vjeçares së dhunuar, Getinjo i bën thirrje publike Albin Kurtit: Hapi shtëpitë publike

Së fundmi, mbarë Kosova është tronditur nga rasti i paprecedentë i përdhunimit të një 11-vjeçareje nga pesë persona.

Lidhur me reagime të shumta që vijnë nga figurat publike, shoqëria civile e të tjera, indiferent nuk po qëndrojnë as artistët nga estrada.


Së fundmi, reperi Getinjo përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, shprehur indinjatën e tij lidhur me këtë rast – por më tepër mbi ata që komentojnë dhe “arsyetojnë” veprën makabre në fjalë.

Reagoi për 11-vjeçaren por jo edhe për rastet kur kolegët e saj nga estrada u akuzuan për dhunim - Dafina Zeqiri iu përgjigjet kritikuesve
Lexo po ashtu Reagoi për 11-vjeçaren por jo edhe për rastet kur kolegët e saj nga estrada u akuzuan për dhunim - Dafina Zeqiri iu përgjigjet kritikuesve

“O njerëz të dashur! Leni bre komentet dhe postimet e tipit ‘Kqyre qysh vishet, kqyre qysh lyhet e sene-rende’, o jarana, o shoqëri, nuk janë këto arsye – palidhje po i shkruani. Përdhunimi është i paarsyeshëm, pikë! Mos ju rastistë kurrë në familje se keni për ta parë dhe ndjerë vet. Ruaje fëmijën, ruaje veten, po më së shumti ruaje nderin”, ka shkruar në InstaStory reperi i hitit “Lavire”.

Foto: Getinjo/InstaStory

Tutje, ai ka bërë edhe një postim të radhës, ku mes të tjerash ka pasur një thirrje për Kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Ai ka bërë kërkesë që të hapen shtëpitë publike në Kosovë, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të ndalen këto fenomene negative të keqtrajtimit seksual.

“Albin Kurti, ndoshta dukuria negative ‘dhunim’ nuk ndalet përgjithmonë, por i sigurt jam që do të rraohet esktrem. Lejo shtëpinë publike, njerëzit që kanë probleme seksuale paguajnë dhe shkojnë shfryhen! Të kërkoj falje që të bëra tak (etiketim), por kryeministër të kam”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është getoar Aliu.

Foto: Getinjo/InstaStory

Kujtojmë që lidhur me ngjarjen famëkeqe tyë përdhunimit të 11-vjeçares ka pasur edhe ngha emra therë të njohur të estradës si: Dafina Zeqiri, Enca Haxhia, Tuna Sejdi e të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori