Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëri të ditur se nga mostrat e ujit, të marra në Deçan më 12 korrik, janë identifikuar disa baktere që “mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm”.
Lidhur me këtë ka reaguar KRU ‘Hidrodrini’.
Kompania në fjalë, përmes një komunikate ka thënë se pas raportit të sotëm të IKSHPK-së dhe 10 rekomandimeve që kanë dalur nga ky raport, KRU ‘Hidrodrini’ ka urdhëruar të gjitha Njësitë Operative të Zonës së Mbulueshmërisë, që nga mëngjesi të fillojë implementimi i rekomandimeve të reja në fjalë që burojnë nga raporti i pasditës i publikuar nga IKSHPK.
Sipas tyre, rekomandimet në fjalë nga ana e IKSHPK-së, nuk kanë arritur zyrtarisht por kanë dëgjuar përmes mediave.
“Hidrodrini” lut IKSHPK-në, që të ofrojë sqarime shtesë se cilat mostra të ujit janë marrë, nëse bëhet fjalë për mostra nga sistemi i KRU ‘Hidrodrini’.
E inkurajojmë IKSHPK-në që mostra të merren edhe në bunare (puse), nëse nuk janë marrë, e të cilat përdoren nga banorët vet”, thuhet tutje.
Kompania thotë se pas rekomandimeve të publikuara, KRU ‘Hidrodrini’ ka ngritur menjëherë pasdite, tre ekipe specifike profesionale siç janë; Ekipi i kualitetit të ujit në të gjitha pikat e kontrollit, (ku do të ri-kontrollohet për klorinim). Ekipi i kontrollit dhe identifikimit të bunareve të cilat janë kyçur paralelisht në sistemin përkatës. Po ashtu ekipi i inspektimit të gropave septike apo të ndonje rrjeti të ujërave fekal.
Ndryshe, sot po ashtu kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do ta ketë më në menaxhim Deçanin.
“Hapat ligjore janë të përcaktuar sepse janë rekomandime të një instituti kredibil të Kosovës. Do flasë vetëm për hapat politikë dhe administrativë që po ndiqen, kompania rajonale ‘Hidrodrini’ nuk do ta ketë më Deçanin me vete në menaxhim. Kompania do jetë kompani komunale që do ketë adresim dhe do ketë në dispozicion taksat e qytetarëve të Deçanit që kjo kompani të jetë me standard më të lartë, që kjo kompani t’i përmbushë kriteret e standardet që t’i gjendet afër qytetarëve”, pohoi Ramosaj.
Ndryshe, institucionet shëndetësore në Deçan, qysh në fundjavë, janë duke u përballur me fluks pacientësh, që raportojnë simptoma të helmimit.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shëndetësisë në këtë komunë, mbi 1,500 persona kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare.
Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit janë duke vazhduar, tha të enjten IKSHPK-ja. /Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City