Ylli televiziv, Khloe Kardashian, pas ndarjes nga ish – i dashuri Tristan Thompson, ka nisur një kapitull të ri në jetë.

Të martën, 34-vjeçarja ka treguar se dëshiron të fillojë një jetë të re pas ndarjes nga ish-partneri, me të cilin ka një vajzë njëvjeçare, True.

Në një postim të ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, Khloe dëgjohet duke thënë: “Unë do të hyj në shtëpinë time të re”.

Khloe Kardashian (Foto: Instagram/khloekardashian)

Megjithatë, ajo nuk po largohet, por po e bën një shtëpi të re në Los Angelos, sipas Entertainment Tonight. Ylli ka qenë “duke jetuar në një pronë me qira”, ndërkohë që pallati i saj Calabasas, Kaliforni pritet të rinovohet së shpejti.

Të gjitha lajmet nga Khloe Kardashian Të gjitha lajmet nga Khloe Kardashian
Reklama

“Pas ndarjes nga Tristan, Khloe dëshiron t’i ndryshojë disa gjëra, duket mjaft e lumtur”, ka thënë një burim për People.

Reklama

Ajo është ndarë nga Tristan për shkak se ky i fundit e tradhtoi atë me miken e ngushtë të familjes, Kardashian/Jenner, Jordyn Woods. /Telegrafi/