LAJMI I FUNDIT:

Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina Jolie tregon se si është jeta e saj

Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina Jolie tregon se si është jeta e saj
Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Ndarja e aktores Angelina Jolie dhe ish-partnerit të saj, Brad Pitt, vite më parë padyshim se befasoi të gjithë, teksa vazhdon akoma të jetë në fokus të tabloideve të huaja.

Ata rrëmbyen vëmendje me romancën e tyre për 12 vite të mrekullueshme, dy prej të cilave ish-çifti ishin martuar nga viti 2014 deri në ndarjen e tyre në 2016.


Aktorja, 44 vjeçe, zbuloi se është në rrugën e shërimit pasi ka parë ato që i dëshiron “në këtë dhimbje”. Angelina pranoi që “mundi” me dhimbjen e saj të zemrës për divorcin duke pranuar se ishte “lënduar”.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Ajo i tha revistës Harper’s Bazaar të muajit dhjetor: “Trupi im ka kaluar shumë gjatë dekadës së fundit, veçanërisht katër viteve të kaluara, dhe unë kam të dyja plagët e dukshme dhe të padukshme për të treguar për të”.

Të gjitha lajmet nga Angelina Jolie
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Angelina Jolie

Për dhimbje në zemër, ajo shtoi: “Të padukshmet janë më të vështira për tu luftuar. Jeta merr shumë kthesa. Ndonjëherë lëndohesh, i sheh ata që i do me dhimbje dhe nuk mund të jesh aq i lirë dhe i hapur sa dëshiron shpirti yt”.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Diku tjetër në intervistë, ylli i Maleficent pohoi se aktori i Fury e ka ndaluar atë të lëvizë në shtëpinë e saj të ëndrrave jashtë vendit.

Dyshja kanë tre fëmijë biologjikë (Shiloh, 13, Vivienne, 11, dhe Knox, 11) si dhe tre fëmijë të birësuar (Maddox, 18, Pax, 15 dhe Zahara, 14).

Përderisa ata vazhdojnë të vendosin bashkë për fëmijët e tyre, Angelina ka folur për kufizimet që Brad kishte vendosur rreth saj. Aktorja u zotua se do të eksplorojë shumë vende sapo fëmija i saj i vogël t’i mbush 18 vjeç, por deri atëherë ajo duhet të mbetet aty ku tha se Brad “zgjedh të jetojë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori