LAJMI I FUNDIT:

Pas ndarjes, Alex Rodriguez ia merr mbrapsht “Porsche”-në mijëra euroshe që ia kishte dhuruar Jennifer Lopezit në ditëlindjen e 50-të

Pas ndarjes, Alex Rodriguez ia merr mbrapsht “Porsche”-në mijëra euroshe që ia kishte dhuruar Jennifer Lopezit në ditëlindjen e 50-të

Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e saj të 50-të me shumë stil në korrik të vitit 2019, që erdhi e kompletuar me një festë të mrekullueshme në një shtëpi private në Star Island.

I fejuari i saj i atëhershëm, Alex Rodriguez, gjithashtu i dhuroi artistes aso kohe një veturë luksoze të kuqe të tipit ‘Porsche 911 GTS’ që kushtoi më shumë se 140,000 dollarë, shkruan DailyMail.

Pas pak më shumë se dy vjetësh, rreth katër muaj që nga ndarja e tyre, duket se Alex Rodriguez ka rimarrë në zotërim atë veturë të shtrenjtë sportive, dhe shumë nga 3.9 milionë fansat dhe ndjekësit e tij në Instagram nxituan ta vënë re.

Të mërkurën, Alex u lajmërua në Instagram duke publikuar një fotografi të tij, ku shihej duke pozuar përkrah ‘Porsche’-së së kuqe me mbishkrimin: “Unë jam super me këmbë në tokë”.

Ben Affleck nuk mund t'i ndahet më Jennifer Lopezit, ndërsa nuk i kursen gjestet ngacmuese në rrugë
Lexo po ashtu Ben Affleck nuk mund t'i ndahet më Jennifer Lopezit, ndërsa nuk i kursen gjestet ngacmuese në rrugë

Në imazh, ish-lojtari i New York Yankee, 46 vjeç, dukej me stil i veshur me një kostum cirk me dy pjesë me një kravatë të përshtatshme, këmishë të bardhë dhe këpucë ngjyrë kafe të errët.

Me një palë syze dielli të errëta, ai mund të shihej duke i buzëqeshur kamerës ndërsa mbështetej në anën e majtë të makinës me disa vetura të parkuara pranë tij, përfshirë një ‘Mercedes’.

Ky postim i tij vjen vetëm pak ditë pasi Jennifer Lopez e hoqi atë nga lista e personave që ndjek në Instagramin e saj.

Pavarësisht periudhës dyvjeçare, shumica e njerëzve që komentuan postimin e njohën veturën në fotografi, e cila ishte si ajo që Alex i dhuroi Jenniferit në 50-vjetorin e lindjes së saj.

“Ju e morët makinën nga J.Lo” dhe “kështu e mbajtët lodrën e kuqe”, ishin disa nga komentet e shumta të ndjekësve të tij.

Sigurisht që kishte një numër njerëzish që nuk ishin të bindur se vetura Porsche ishte e njëjta që i dha J.Lo, duke pyetur: “A nuk është ajo makina e kuqe që bleu jlo?”.

Një fans tjetër komentoi: “Duket se J.Lo nuk u largua vetëm nga ju, por edhe nga makina e kuqe”, ndërsa një person tjetër me shaka shkroi: “Mendova se ju i dhatë atë Porche të kuqe … asnjëherë”.

Pak para se t’i paraqiste nuses së tij dhuratën e jashtëzakonshme, Rodriguez u pa duke inspektuar veturën, e cila ishte mbështjellë me një hark ari dhe kishte një targë të personalizuar ku shkruante “JLO”.

Lopez përndryshe pas ndarjes së bujshme me Alex Rodriguezin, është rikthyer në krahët e ish-të dashurit të dikurshëm, aktorit Ben Affleck. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori