LAJMI I FUNDIT:

Pas kritikave ndaj presidentit El-Sissi, aktorët dëbohen nga unioni i filmit të Egjiptit

Pas kritikave ndaj presidentit El-Sissi, aktorët dëbohen nga unioni i filmit të Egjiptit
Amr Waked dhe Khaled Abol Naga (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Dy aktorë egjiptianë e kanë denoncuar unionin e filmit të Egjiptit për dëbim, pasi morën pjesë në një diskutim publik në Washington, ku kritikuan ndryshimet kushtetuese të propozuara që do t’i lejonin presidentit Abdel-Fattah el-Sissi të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2034.

Aktorët Khaled Abol Naga dhe Amr Waked u akuzuan gjithashtu nga ky union për tradhti dhe anëtarësimi i tyre është anuluar.


Khaled Abol Naga (Foto: Michael Loccisano/Getty Images for Doha Film Institute/Guliver)

Eaked ka thënë se vendimi ishte “absurd dhe një ndërhyrje në zgjedhjet politike personale”, kurse Naga është shprehur se është gjë qe keqe që unioni nuk kishte komunikuar me aktorët përpara se të marrë “vendimin e nxituar”.

Të dy ata u bashkuan me kongresistin e SHBA-ve, Tom Malinowski, një demokrat dhe të tjerë në një panel më parë këtë javë mbi ndryshimet kushtetuese që sanksionojnë rolin e ushtrisë në politikë dhe lejojnë El-Sissin të kandidojë për më shumë se dy mandate gjashtëvjeçare pasi mandati i tij i dytë, katërvjeçar përfundon në vitin 2022 – transmeton KP.

Amr Waked (Foto: Andrew H. Walker/Getty Images for DIFF/Guliver)

Unioni i filmit egjiptian ka njoftuar se dy aktorët “kërkuan ndihmën e fuqive të jashtme kundër vullnetit të popullit… duke shërbyer agjendën e atyre që komplotojnë kundër sigurisë dhe stabilitetit të Egjiptit”.

Waked ishte një yll i filmit në Egjipt para se të fillojë të shfaqej në hitet ndërkombëtare të kinemasë, si “Syriana”, së bashku me George Clooney dhe “Salmon Fishing in the Yemen”, së bashku me Emily Blunt dhe Ewan McGregor.

Naga gjithashtu krijoi karrierën në Egjipt, para debutimit në skenën ndërkombëtare në vitin 2006, në trillerin amerikan “Civic Duty”.

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori