Pas fletarrestit të lëshuar për dy komandantë rusë nga Gjykata Ndërkombëtare, reagon presidenti ukrainas

Pas urdhërarrestit të lëshuar kundër dy komandantëve të lartë ushtarakë rusë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e njohur si ICC, ka reaguar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ai ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare – duke theksuar se admirali Viktor Sokolov dhe Sergey Kobylash ishin në listën e të kërkuarve “për krim kundër njerëzimit”, transmeton Telegrafi.
“Çdo komandant rus që urdhëron sulme kundër civilëve ukrainas dhe infrastrukturës kritike, duhet ta dijë se drejtësia do të vihet në vend”, shtoi presidenti ukrainas.
Nga
Telegrafi
05/03/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































