LAJMI I FUNDIT:

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar kundër dy komandantëve të lartë ushtarakë rusë

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar kundër dy komandantëve të lartë ushtarakë rusë

Urdhër-arrestet janë lëshuar kundër dy komandantëve të lartë ushtarakë rusë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC).

Bëhet fjalë për admiralin Viktor Sokolov, dikur komandanti i Flotës ruse të Detit të Zi dhe Sergey Kobylash, komandant i aviacionit me rreze të gjatë të forcave të armatosura ruse.


Ata akuzohen se janë përfshirë në sulmet me raketa kundër infrastrukturës elektrike të Ukrainës, raporton skynews.

Gjykata e Hagës lëshon urdhër-arrest kundër Putinit
Lexo po ashtu Gjykata e Hagës lëshon urdhër-arrest kundër Putinit

ICC-ja njoftoi se kishte arsye për të besuar se sulmet kishin për qëllim objektet civile dhe se dëmi ndaj civilëve tejkalonte avantazhin ushtarak.

Një urdhër-arresti ishte lëshuar më parë kundër presidentit rus, Vladimir Putin.

Kjo do të thotë se nëse ai shkel në ndonjë vend nën juridiksionin e ICC-së, ata do të jenë të detyruar ta arrestojnë.

Gjykata e Hagës lëshon urdhër-arrest për Putinin, Biden: Ai qartazi ka kryer krime lufte
Lexo po ashtu Gjykata e Hagës lëshon urdhër-arrest për Putinin, Biden: Ai qartazi ka kryer krime lufte

Ukraina nuk është nënshkruese e gjykatës, por i ka dhënë asaj juridiksion për të hetuar krimet e luftës të kryera në territorin e saj.

Rusia nuk e njeh ICC-në kështu që nuk ka gjasa të heqë dorë nga komandantët. Megjithatë, urdhër-arresti u dërgon një sinjal zyrtarëve rusë dhe kufizon aftësinë e tyre për të udhëtuar në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Botë
Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Evropa
Kalo në kategori