LAJMI I FUNDIT:

Pas fitimit të titullit, Klopp ndezë edhe më shumë tifozët e Liverpoolit me deklaratën për Jadon Sanchon

Pas fitimit të titullit, Klopp ndezë edhe më shumë tifozët e Liverpoolit me deklaratën për Jadon Sanchon

Liverpooli edhe matematikisht e ka siguruar titullin e Ligës Premier, pas fitores 2-1 të Chelseat ndaj Manchester Cityt në të enjten e kësaj jave.

The Blues mposhtën Citizens në kuadër të javës së 31-të, e që i lejuan The Reds-ve të shkojnë në diferencën prej 23 pikësh kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për t’u luajtur.


Lojtarët dhe tifozët kanë festuar me ora të tëra në Liverpool, ndërsa Jurgen Klopp ka pasur kohë të deklarohet edhe rreth transferimit të mundshëm të anëtarit të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Trajneri gjerman ka thënë se fanella e kuqe do t’i rrinte mirë anësorit anglez, por nuk e di nëse mund të realizohet.

“Një fanellë e kuqe do t’i qëndronte shumë mirë Jadon Sanchos. Por, nuk mendoj se një transferim i tillë mund të ndodhë në këtë verë”, ka thënë Klopp.

“Është një lojtar shumë interesant. Nëse ai kalon te Liverpooli, do të ishte një befasi e madhe”, ka thënë më tej strategu i skuadrës angleze.

Në garë për Sanchon janë edhe skuadra si, Manchester United, Chelsea, Manchester City e Real Madridi, gjersa Dortmundi kërkon mbi 120 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori