LAJMI I FUNDIT:

Pas eliminimit nga Big Brother VIP, Graniti thotë se i kërkoi Fifit premtimin se ajo do ta fitoi spektaklin

Pas eliminimit nga Big Brother VIP, Graniti thotë se i kërkoi Fifit premtimin se ajo do ta fitoi spektaklin

Në spektaklin e mbrëmshëm (e premte ) të Big Brother VIP, u eliminua Granit Cana.

Rrugëtimi i tij brenda shtëpisë përfundoi pas më shumë se një muaji qëndrim, dhe ishte ndër banorët e parë që kishte hyrë në spektakël.


Pas eliminimit ai është drejtuar në skenën e spektaklin ku edhe u pyete nga prezantuesja, Arbana Osmani, për eksperiencën e kaluar aty.

Foto: Top Channel

Ndonëse u shpreh se është i mërzitur që u largua, Graniti po ashtu ka komentuar raportin e tij me këngëtaren, Fifi.

Të dy ata ishin ndër banorët më të komentuar, dhe fillimisht ishte menduar se mes tyre po lind një raport më shumë se shoqëror, kjo gjë u ndërpre javëve të fundit, kur Graniti deklaroi se e sheh vetëm si shoqe.

Foto: Top Channel

Por, ata vazhduan të mbesin miq dhe të afërt me njëri-tjetrin, madje pas daljes nga shtëpia e BBV, Graniti u shpreh se nga Fifi ka kërkuar që t’i premtoi se ajo do ta fitoi spektaklin e madh.

Granit Cana eliminohet nga Big Brother VIP, mes lotësh Fifi e përjeton rëndë largimin e tij
Lexo po ashtu Granit Cana eliminohet nga Big Brother VIP, mes lotësh Fifi e përjeton rëndë largimin e tij

“Realisht është pak e dhimbshme, sepse jemi hy në muajin e dytë dhe jemi bërë si një lloj familje, pavarësisht çka ka ndodh. M’vjen keq nëse kom thanë diçka që e kom bë dikë me u ndje keq dhe i kërkoi falje”, tha Graniti.

“Të them të drejtën, dy-tri ditë para se me dalë i thash Fifit të lutem më premto që do të dalësh si fituese”, është shprehur tutje Graniti.

Ndërkohë, kujtojmë që Cana është banori i pestë me radhë që largohet nga shtëpia e famshme, ndërkohë banorët e tjerë brenda po vazhdojnë garën për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori