LAJMI I FUNDIT:

Pas divorcit me Jeff Bezos, ish-bashkëshortja e tij MacKenzie Scott ka dhuruar 1.7 miliard dollarë për bamirësi

Pas divorcit me Jeff Bezos, ish-bashkëshortja e tij MacKenzie Scott ka dhuruar 1.7 miliard dollarë për bamirësi
Jeff Bezos dhe MacKenzie Bezos attend (Foto: Michael Kovac/Getty Images/Guliver)

MacKenzie Scott, dikur MacKenzie Bezos, tashmë ka dhuruar afro 1.7 miliard dollarë (1.4 miliard euro) të pasurisë së saj për një sërë organizatash bamirëse, pasi u zotua vitin e kaluar për të dhënë pjesën më të madhe të pasurisë gjatë jetës së saj.

Scott njoftoi të martën se ajo ka ndryshuar mbiemrin e saj në emrin e mesëm me të cilin u rrit, pas divorcit të saj nga Drejtori i Përgjithshëm i “Amazon”, Jeff Bezos, vitin e kaluar, shkruan CNN.


Scott mori një të katërtën e aksioneve në “Amazon” të Bezos në marrëveshjen e divorcit të çiftit vitin e kaluar, duke i dhënë asaj një pjesë të aksioneve prej katër për qind që ishte me vlerë më shumë se 35 miliardë dollarë në atë kohë. Vlera e saj neto aktualisht vlerësohet të jetë rreth 60 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Bloomberg Billionaire’s.

Jeff Bezos dhe MacKenzie Bezos (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

“Si shumë, unë pashë gjysmën e parë të vitit 2020 me një përzierje të zemrës dhe tmerrit”, shkroi Scott. “Ajo që më mbush me shpresë është mendimi se çfarë do të vijë nëse secili prej nesh reflekton në atë që mund të ofrojmë”.

Dhurimi prej 1.7 miliard dollarësh u përhap në 116 organizata të përqendruara në njërën nga nëntë “fushat e nevojës”, shtoi ajo, përfshirë barazinë racore, barazinë LGBTQ+, demokracinë funksionale dhe ndryshimin e klimës.

Jeff Bezos dhe MacKenzie Bezos (Foto: Charley Gallay/Getty Images/Guliver)

Ndër organizatat që ajo mbështeti janë Fondi i Mbrojtjes Ligjore dhe Edukimit NAACP, Fondacioni “Obama”, Qendra Presidenciale e George W. Bush, RAINN dhe Fondacioni Evropian i Klimës.

Scott u nënshkrua në iniciativën Giving Pledge vitin e kaluar. Nisma, e nisur nga Warren Buffett dhe Bill dhe Melinda Gates, inkurajon njerëzit më të pasur në botë t’i kushtojnë një pjesë të madhe të pasurisë së tyre për kauza bamirësie, qoftë gjatë jetës së tyre, qoftë në testamentet e tyre.

Jeff Bezos dhe MacKenzie Bezos (Foto: Presley Ann/Getty Images/Guliver)

Bezos, njeriu më i pasur në botë, është kritikuar më parë për mos kontributin e më shumë të pasurisë së tij në filantropi, por ka dhuruar miliarda dollarë vitet e fundit për organizatat që veprojnë për ndryshimin e klimës dhe ato të ushqimit. Ai nuk e ka nënshkruar Betimin e Dhënies.

Njoftimi i MacKenzie Scott vjen një ditë para se Bezos të vendoset të dëshmojë në Kongres së bashku me CEO-të e Facebook (FB), Google (GOOGL) dhe Apple (AAPL) për të adresuar pretendimet se kompanitë e tyre janë shumë mbizotëruese ose kanë dëmtuar konkurrencën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Kalo në kategori