LAJMI I FUNDIT:

Pas dhjetë vjet heshtje, Robben tregon arsyen e vërtetë të largimit nga Reali

Pas dhjetë vjet heshtje, Robben tregon arsyen e vërtetë të largimit nga Reali

Para se të bëhej një legjendë e Bayern Munichut, ku në 10 vjet, fitoi shtatë tituj radhazi në Bundesligë, tetë në total, katër kupa gjermane dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2013, Arjen Robben për dy vjet ka qenë lojtar i Real Madridit.

Po mos të kishin ndodhur ndryshime të mëdha në klubin mbretëror në verën e vitit 2009, ndoshta holandezi nuk do të kalonte te bavarezët. Florentino Perez u kthye në klub dhe sollën Cristiano Ronaldon, Karim Benzeman dhe Leite Kakan.

Robben u vlerësua si një suficit dhe dera iu hap për largim, ku për fat të mirë për të, Bayern e mirëpriti dhe sulmuesi kaloi vitet më të bukura të karrierës futbollistike.

Futbollisti ka treguar në detaje arsyen e vërtetë të largimit dhe nuk ka të bëjë me transferimin e portugezit nga Manchester United.

“U bë e vështirë kur ndryshimi ndodhi me presidentin e Real Madridit. Në fakt, unë ndjesha shumë rehat atje dhe kam luajtur shumë mirë, por politika ë pastaj hyri në lojë. Kur juve nuk u jepen mundësi të njëjta, ju duhet të vendosni nëse doni të vazhdoni luftën ose të vazhdoni karrierën diku tjetër. Kjo nuk ishte vetëm për shkak të Ronaldos. Perez e kishte blerë atë, por Kaka, Benzema dhe Xabi Alonso. Reali ka shpenzuar një shumë të holla në ato transferime dhe na u tha se këto para duhet të kthehen përmes disa shitjeve”, tha Robben për Goal.com.

Robbenit nuk ju plotësua dëshira e fundit në Bayern
Lexo po ashtu Robbenit nuk ju plotësua dëshira e fundit në Bayern

“Për mua, ky ishte turpërim sepse kam pasur një marrëdhënie të mirë edhe trajnerin Manuel Pellegrinin. Përveç kësaj, kam pasur përgatitjen më të mirë fizike në karrierë”, pohoi ai.

Ndryshe, për dy vjet ka pasur 50 paraqitje për Los Blancos dhe ka shënuar 11 gola në të gjitha garat gjersa ka fituar njëherë titullin e La Ligas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori