LAJMI I FUNDIT:

Pas dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta, Qeveria ndan mbi 400 mijë euro për Pejën dhe Istogun

Pas dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta, Qeveria ndan mbi 400 mijë euro për Pejën dhe Istogun

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka paraqitur para kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme kërkesën që të ndahen mjete për komunën e Pejës dhe Istogut për sanimin e dëmeve që shkaktuan erërat e forta.

Ministrja Bajrami tha se nga erërat e forta në këto dy komuna janë dëmtuar dhjetëra objekte edukativo-arsimore.


Erërat e fuqishme në Istog shkaktojnë mbi 1.5 milion euro dëme
Lexo po ashtu Erërat e fuqishme në Istog shkaktojnë mbi 1.5 milion euro dëme

“Së bashku me kryeministrin Kurti dhe ministrin Mustafa ne kemi parë për së afërmi situatën e krijuar në këto dy komuna. MASHTI ka dërguar ekipet profesionale nga ministria ku së bashku me ekspertët e komunave kanë vlerësuar dëmet e shkaktuara. Në Pejë janë dëmtuar 8 objekte arsimore, kurse në Istog 12 objekte”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se komunës së Pejës duhet t’i ndahen 297 mijë euro, kurse komunës së Istogut 136 mijë euro.

Pas kësaj kryeministri Kurti ka hedhur në votim këtë kërkesë të ministres Bajrami, e cila është miratuar nga kabineti qeveritar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori