LAJMI I FUNDIT:

Pas debatit të zhvilluar për Dubain në BBV, ironizojnë Arta Nitaj dhe Kejvina Kthella – kjo e fundit thotë se do t’i ftojë fansat në dasmën me sheikun

Pas debatit të zhvilluar për Dubain në BBV, ironizojnë Arta Nitaj dhe Kejvina Kthella – kjo e fundit thotë se do t’i ftojë fansat në dasmën me sheikun

Në shtëpinë e Big Brother VIP është zhvilluar një debat pas ‘lojës së sekreteve’, ku një nga banorët kishte rrëfyer një sekret që lidhje me një vizitë të saj në Dubai.

Kjo banore ka qenë Monika, e cila në biseda e sipër ka provokuar banoret Einxhel dhe Egzona, duke i thënë kësaj të fundit se “kosovare shkojnë shumë në Dubai”.


Mbrëmjen e spektaklit të së martës u diskutua se nuk ka asgjë të keqe të shkosh në Dubai, duke ngritur pikëpyetjet se përse shqiptarët kanë krijuar paragjykime për vajzat që shkojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

E kur jemi te kjo temë, duket se të pakënaqura nga ajo që është diskutuar kanë ngelur dy bukuroshet e njohura shqiptare, Arta Nitaj dhe Kejvina Kthella, të cilat e vizitojnë shumë shpesh Dubain.

Arjola Demiri rrëfen sekretin e saj në BBV: Një grua më ndihmoi në një periudhë të vështirë, por më pas ajo u dashurua me mua
Lexo po ashtu Arjola Demiri rrëfen sekretin e saj në BBV: Një grua më ndihmoi në një periudhë të vështirë, por më pas ajo u dashurua me mua

Ka qenë fillimisht Kejvina, ajo e cila ka publikuar një fotografi nga Dubai në InstaStory, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin “Në Dubai pra”.

Foto: Kejvina Kthella/InsatStory

Ky postim i ka rënë në sy bukuroshes Nitaj, e cila e ka shpërndarë edhe ajo në Instagramin e saj.

Foto: Kejvina Kthella/InsatStory

Këto postimet duket se vijnë si ironi mbi temën e diskutuar të martën në Big Brother VIP.

Në anën tjetër, Kejvina nuk është ndalur me kaq pasi ajo ka publikuar në InsatStory edhe një mesazh ofendues që ka marrë për të dhe për Artën nga një ndjekës.

Foto: Kejvina Kthella/InsatStory

“Edhe më e bukura është se kur u përgjigja unë e shiu atë mesazhin që kishte shkruar më lartë (po unë jam e shkathtët, bëj ‘screenshot’ direkte hahaha), halle halle kjo dynja”, ka shkruar Kthella në InstaStory.

E njëjta më pas për ta vazhduar ironinë, ka publikuar edhe një tjetër shkrim në InstaStory, ku ka theksuar se ata që i bëjnë komplimente dhe komente pozitive “do t’i ftojë në dasmë kur të martohet me sheikun”. /Telegrafi/

Foto: Kejvina Kthella/InsatStory

Në trend Magazina

Më shumë
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Magazina
Erjola Doçi eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Erjola Doçi eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Roza Lati largohet nga Big Brother VIP Albania

Roza Lati largohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Zvicra fiton

Zvicra fiton "Eurovision 2024"

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Kalo në kategori