LAJMI I FUNDIT:

Pas arrestimit të aktivistëve të PSD-së, Krasniqi thotë se do ta dërgojnë rastin në IPK

Pas arrestimit të aktivistëve të PSD-së, Krasniqi thotë se do ta dërgojnë rastin në IPK

Partia Socialdemokrate (PSD), ka publikuar pamje nga arrestimi i kryetarit të kësaj partie, Dardan Molliqaj dhe të aktivistëve të tjerë nga Policia e Kosovës, të cilin e ka quajtur arrestim të dhunshëm.

Sipas pamjeve të publikuara, gjatë arrestimit të një aktivisti, një polic me rroba civile ia vendos këmbën në qafë, dhe për këtë Frashër Krasniqi nga PSD në një konferencë për media tha se do ta dërgojnë rastin në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

Ai po ashtu u shpreh se arrestimi i tij ka qenë politik.

Gjatë arrestimit të Molliqajt, raportohet se u lënduan tre policë
Lexo po ashtu Gjatë arrestimit të Molliqajt, raportohet se u lënduan tre policë

“Pse pikërisht ky urdhërarrest u aktivizua një ditë para protestës së veteranëve. Një ditë para protestës policia fillon ta kërkoj Molliqajn. Dhe a e dini çka na thanë policët në mënyrë jo formale kur i pyetëm se pse e keni bë këtë shkelje? Na thanë që ‘patëm shumë presion prej naltë, u dashke me arrestu sepse kishim presion prej naltë’ ”, tha ai.

Ai tha se njëri nga policët civil është militant i LVV-së, duke ia përmend dhe emrin.

“Polici Blerim Shala, i cili përdori dhunë dje, nga postimet e tij në Facebook shihet se është qartë militant i VV-së duke shpërndarë postime të ministrit Sveçla, u thotë ‘hiena’, kundërshtarëve të presidentes Vjosa Osmani, i cili i quan deputetët e opozitës ‘gërdi’…Kjo është forma e kapjes së shtetit, totalitarizmit, forma e përdorimit të policisë dhe gjykatave. Pse e arrestuan pikërisht dje Molliqajn. Vetëm për me mbjell frikë këtu”, u shpreh ai.

Ndryshe, të enjten Molliqaj ishte arrestuar në bazë të një urdhërarresti të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi i njëjti nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore të mërkurën (15 qershor 2022), për çfarë ka dështuar sërish të nis gjykimi në rastin ku bashkë me Fatos Sahitin ngarkohen për përleshjen fizike mes tyre dhe deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas një debati televiziv më 2019, transmeton Telegrafi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori