LAJMI I FUNDIT:

Pas 4,435 ndeshjeve – Real Madridi bëri histori, por me gjasë dikujt nuk do t’i pëlqej

Pas 4,435 ndeshjeve – Real Madridi bëri histori, por me gjasë dikujt nuk do t’i pëlqej

Real Madrid emëroi një 11 pa lojtarë spanjollë kundër Villarrealit, diçka që nuk është bërë kurrë në historinë e klubit pas 121 vitesh.

Kishte ndodhur që klubi madrilen të përfundonte një ndeshje pa spanjollët, por asnjëherë nga formacioni fillestar.


Dani Carvajal dhe Marco Asensio ishin në formacionin startues në ndeshjen e fundit të ligës kundër Real Valladolid, por asnjëri prej tyre nuk u zgjodh për të startuar kundër Villarrealit.

Los jugadores del Real Madrid, Calentando en La Cerámica

I pari u la jashtë skuadrës për shkak të lëndimit dhe ky i fundit ka humbur vendin në formacionin titullar, me Fede Valverde që shoqëron në sulm dyshen e Karim Benzema dhe Vinicius Jr.

Njëmbëdhjetëshja startuese e Real Madridit u përbë nga tre francezë (Aurelien Tchouameni, Ferland Mendy dhe Benzema), dy brazilianë (Vini dhe Eder Militao), dy gjermanë (Antonio Rudiger dhe Toni Kroos), një kroat (Luka Modric), një belg (Thibaut Courtois), një austriak (David Alaba) dhe një uruguaian (Valverde).

Gjithsej shtatë nacionalitete të ndryshme, por asnjëra spanjolle, edhe pse është e vërtetë që Real Madrid ka disa lojtarë të nacionalizuar në skuadrën e paraqitur nga Ancelotti.

Së fundmi kundër Sheriff Tiraspol, Real Madridi përfundoi një ndeshje pa asnjë lojtar të kualifikuar për Spanjën. Courtois, Rodrygo, Militao, Alaba, Kroos, Modric, Valverde, Eduardo Camavinga, Luka Jovic, Vinicius dhe Benzema ishin njëmbëdhjetë lojtarët që përfunduan duelin më 28 shtator 2021.

Real Madridi kishte luajtur, deri në ndeshjen kundër Villarrealit, 4,435 ndeshje gjatë gjithë historisë së tij dhe nuk kishte luajtur kurrë një ekip pa spanjollët.

Ishte në La Ceramica, më 7 janar 2023, kur ndodhi kjo ngjarje historike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori