LAJMI I FUNDIT:

Pas 12 vitesh inkurajoi veten të provojë aeroplanin, por për pak i shpëtoi përmbytjes, Eranda Libohova: Uji qenka më keq se sa ajri (Foto)

Pas 12 vitesh inkurajoi veten të provojë aeroplanin, por për pak i shpëtoi përmbytjes, Eranda Libohova: Uji qenka më keq se sa ajri (Foto)

Në Shqipëri ditën e së premtes u shënua gjendje alarmante, si pasojë e vërshimeve të mëdha që ndodhën nga dalja e lumenjve prej shtretërve të tyre.

Si rrjedhojë, në shumë zona janë evakuuar qytetarë të shumtë, të cilët kanë marrë ndihmë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).


FNSH shpëton jetën e Eranda Libohovës, Kejsi Tolës dhe Kastriot Tushës (Foto)
Lexo po ashtu FNSH shpëton jetën e Eranda Libohovës, Kejsi Tolës dhe Kastriot Tushës (Foto)

Në rrezik për jetën nga përmbytjet kanë qenë edhe këngëtarët Kastriot Tusha, Kejsi Tola dhe Eranda Libohova, të cilët, gjithashtu janë shpëtuar nga FNSH.

Eranda, vendosi që për të gjithë fansat e saj të publikojë një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shihet me një nga efektivët e Forcave të Ndërhyrjes, ndërsa ka qetësuar fansat duke u kumtuar atyre lajmin se është shëndosh e mirë.

E njëjta ka rrëfyer tmerrin që përjetoi, duke treguar se pas 12 vitesh, kishte gjetur kurajon për të udhëtuar me aeroplan, ndaj dhe ishte nisur për në aeroportin e Prishtinës.

Ekipet e shpëtimit nga Kosova i shkojnë në ndihmë Shqipërisë
Lexo po ashtu Ekipet e shpëtimit nga Kosova i shkojnë në ndihmë Shqipërisë

Por, këngëtarja shkruan se “uji qenka më keq se ajri”, duke treguar kështu se ka përjetuar eksperiencën më të keqe, kjo pasi vetura e saj gati ishte përmbytur.

“Si fillim jam shëndoshë e mirë…Ishim nisur drejt Prishtinës për të marrë avionin e linjës Prishtinë -Cyrih. 12 vjet pa fluturuar vendosa të sfidoj frikën…u tremba nga ajri, por uji paskësh qenë më keq. Falënderoj FNSH(Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë) që më shpëtuan jetën mua e kolegëve të mi artistë: Kastriot Tusha Kejsi Tola, e Zeqir Sulkuqi . Kjo është foto me një nga efektivët e FNSH-së, Genti Hyka pas operacionit të shpëtimit në Fushë -Krujë” (sic.), ka shkruar Eranda Libohova. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori