LAJMI I FUNDIT:

Partnerë në ‘krim’, Adrian Gaxha dhe Ronela Hajati bëhen bashkë për hitin e tyre të verës “Ka je 2x” (Foto/Video)

Partnerë në ‘krim’, Adrian Gaxha dhe Ronela Hajati bëhen bashkë për hitin e tyre të verës “Ka je 2x” (Foto/Video)

Këngëtarët Adrian Gaxha dhe Ronela Hajati shumë shpejt do të publikojnë bashkëpunimin e tyre më të ri.

Dyshja janë bërë bashkë për të sjell një këngë verore, e cila me gjasë do të pritet mirë nga publiku.


Në një prononcim për Telegrafin, Adriani dhe Ronela kanë rrëfyer detajet e këtij bashkëpunimi, duke treguar se si lindi ideja për bashkëpunim dhe sa janë përshtatur.

“Ideja lindi para disa muajsh, kisha dëshirë të kem një mysafire një këngëtare femër, dhe meqenëse kënga ishte ‘reggeaton’, këngëtarja e parë që më ra ndër mend ishte Ronela, sepse definitivisht për këtë stil është numër një.”, tha Adrian Gaxha për Telegrafin.

Në anën tjetër, Ronela për Telegrafin zbulon se sa me kënaqësi e pranoi ftesën për këtë bashkëpunim.

“Në fakt, Adriani ishte ai cili më propozoi për bashkëpunim, dhe pasi e dëgjova edhe këngën pranova menjëherë, duke qenë se edhe ideja dhe kënga janë tepër interesante. Kënga është verore si dhe stina në të cilën jemi, absolutisht që flet për dashurinë, plus ka një klip tepër të bukur”, tregon Ronela Hajati për Telegrafin.

Adrian Gaxha dhe Ronela Hajati gjatë xhirimeve të klipit të ri “Ka je 2x”

Në vazhdimin e bisedës, Adriani shpalos edhe detaje tjera nga kënga, si dhe klipi, i cili ka qenë mjaft i kushtueshëm dhe është realizuar në një tjetër shtet jashtë vendit.

“Kënga titullohet “Ka je 2x”, dhe është një teskt në drejtim të dashurisë. Klipin e kemi xhiruar në disa lokacione, dhe ndryshe nga të tjerët është ndoshta kostoja, pasi që besoj se ky duhet të jetë ndër kripet më të shtrenjta në estradën tonë. Është projekt që është planifikuar të dalë më herët, por e kemi vonuar pasi kemi pasur dëshirë që klipi të dalë super”, tregon më tej ai.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky bashkëpunim nuk do të jetë projekti i vetëm i tyre për këtë verë, të paktën jo për Ronelën, e cila për Telegrafin zbulon ekskluzivisht emrin me të cilin do të sjellë bashkëpunimin e radhës, ndërsa tregon edhe për vendet ku do të jetë më shumë e angazhuar gjatë verës me koncerte.

“Do ketë projekte të reja, jam sërish te bashkëpunimet, kësaj radhe me reperin Lyrical Son, por publiku do të presë edhe pak. Sa i përket koncerteve, patjetër që do jem e angazhuar kudo që pëlqejnë muzikën time. Në Shqipëri, në bregdet më shumë, dhe sigurisht në Kosovë dhe Maqedoni”, përfundoi Ronela për Telegrafin.

Ndryshe nga Ronela, Adriani është më shumë i fokusuar te ky bashkëpunim, dhe më pas vijnë projektet e reja nga anëtarët e tjerë të labelit “Brick Records”.

“Projekti tjetër është i Florianit, i cili besoj se do të dalë pas dy jave, ndërsa më pas fillon dhe sezona e koncerteve ku jemi mjaft të angazhuar”, përfundoi Adrian Gaxha për Telegrafin.

Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga xhirimet si dhe trailerin e klipit, i cili do të jetë vërtet i veçantë.

Në vazhdim ju prezantojmë me skenat e klipit “Ka je 2x”, i cili me gjasë do të jetë një ndër hitet e kësaj vere. Klipi është punuar nga Entermedia. /Telegrafi/

Traileri i klipit