LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike “hapin kuletat” me projektligjin e ri, shoqëria civile thotë se do të ketë më shumë llogaridhënie

Partitë politike “hapin kuletat” me projektligjin e ri, shoqëria civile thotë se do të ketë më shumë llogaridhënie

Mungesa e transparencës dhe llogaridhënies, ishin dy mangësitë kryesore të ligjit të vjetër për financimin e subjekteve politike. E këto, nga shoqëria civile thonë se janë evituar me projektligjin e ri, që u shty për votim në seancën e sotme.

Tre legjislatura u deshën të kalojnë që projektligji për financimin e subjekteve politike të draftohet.


E sipas shoqërisë civile edhe kjo u bë tek pas një presioni të zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Erblin Hoxha nga Lëvizja FOL, thotë se miratimi i këtij projektligji në formatin aktual do të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e partive politike.

Erblin Hoxha, Lëvizja FOL

“Kemi parë një rezistencë gjatë këtyre viteve për me i hapë në një farë menyrë kuletat e partive politike dhe kritikat tona kryesore kanë qenë tek pjesa e mundësisë që edhe personat fizik dhe juridik me kontributin e tyre të mbesin anonim pra në një mënyrë apo tjetër të mos deklarohen apo të mos njihen, në propozimet paraprake ka qenë tendenca që në një mënyrë në ligjin paraprak ka qenë për shumën për persona fizik deri në 50 euro të ngritët në 500, dhe për subjekte juridike nga 2000 deri në 5000”, ka thënë Hoxha.

E deputetët shqyrtimin në lexim të dytë të këtij projektligji e kanë shtyrë për javën e ardhshme, pasi i njëjti nuk është trajtuar fare nga komisioni parlamentar për komunitete.

Ndërkohë, me miratimin e këtij projektligji, Lirika Agushollli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se do të hiqet sado pak ndikimi politik në institucionin e KQZ-së.

Lirika Agushollli, GLPS

“Pra ky proces në të kaluarën është rregulluar nga Komisioni për Rregullimin e Financave Publike, ku është hapur tenderi për përzgjedhjen e Auditorit nga vet ana e deputetëve, këtu ka pasur një konflikt interesi në këtë proces dhe çështja e dytë që e zgjedh ky proces është edhe fuqizimi i Zyrës për Regjistrimin dhe çertifikimin e partive politike, ku kësaj zyre i jepet një funksion më i qartë që është kontrolli financiar ndaj partive politike dhe në këtë menyrë kjo zyre mund të hiqet nga presion politik që mund të ketë KQZ-ja, në ligjin aktual”, ka theksuar Agusholli.

Më anë të këtij Projektligji do të pavarësohet Zyra për Regjistrimin, Certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike, ku personeli i zyrës do të përbëhet nga së paku 10 persona që nuk kanë pasur asnjë herë lidhje politike./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori