LAJMI I FUNDIT:

Partia “Fjala” dërgon pako me pelena për politikanët

Partia “Fjala” dërgon pako me pelena për politikanët

Partia “Fjala” ka mbajtur një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë, gjatë të cilit kanë vendosur pako me pelena, dedikuar liderëve politik.

Përmes këtij aksioni, ata kanë njoftuar që po e shprehin pakënaqësinë e tyre lidhur me vizitën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në Kosovë dhe reagimin e institucioneve të Kosovës ndaj kësaj vizite.


Xhevdet Maloku, kryetar i degës së partisë “Fjala” në Podujevë, ka thënë se kjo parti është shprehur e shqetësuar nga veprimet e institucioneve të Kosovës lidhur me vizitën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

Maloku tha se ata e dënojnë ashpër fjalorin e Vuçiqit dhe tregoi se këto pelena iu dedikohen liderëve politik, që sipas tij, janë treguar të frikësuar ndaj kësaj vizite.

“Ne, Partia ‘Fjala’ kemi shprehur shqetësimin tonë në lidhje me frikën e treguar nga liderët politikë në lidhje me ardhjen e Vuçiqit, ardhjen e tij në Kosovë. Domethënë, të kapluar nga frika dhe servilizimi pushtetar, liderët politikë heshtën përballë kësaj vizite dhe ne kemi shprehur shqetësimin dhe kemi dalë sot me një aksion simbolik”, tha Maloku.

Kurse Avni Çakmaku, anëtar i Kryesisë së kësaj partie, tha se Brukseli nuk po e konsideron Kosovën shtet funksional dhe nuk duhet që ta plotësojë çdo kërkesë të Serbisë. Deklaratat e Vuçiqit ai i quajti skandaloze.

Sa i përket aksionit të sotëm Çakmaku tha se e kanë parë të arsyeshme një gjë të tillë, sepse sipas tij, institucionet e Kosovës janë treguar të pafuqishme kundrejt vizitës së presidentit serb.

“Me gjithë ato prononcime skandaloze që janë cenim i drejtpërdrejtë edhe i shtetësisë edhe i sovranitetit territorial, atij iu lejua një vizitë, e cila me asnjë parametër të një shtetësie nuk është dashtë të lejohet që të zhvillohet. Prandaj ne, me të vërtetë e kemi parë të arsyeshme që këto pelena t’ia dhurojmë institucioneve tona, për shkak se të tregohet aq i pafuqishëm çdo institucion, po jo vetëm institucionm po edhe partitë politike të cilat sot e përfaqësojnë Kosovën, kjo me të vërtetë nuk do koment”, ka thënë Çakmaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori