LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Studentor thotë se disa persona po keqpërdorin organizatën e po bëjnë “vizita turistike” në SHBA

Parlamenti Studentor thotë se disa persona po keqpërdorin organizatën e po bëjnë “vizita turistike” në SHBA

Parlamenti Studentor përmes një komunikatë, ka shprehur shqetësimin lidhur me disa persona që sipas tyre, po shtiren si përfaqësues të kësaj organizate e po bëjnë “vizita turistike” në SHBA.

Sipas tyre, këta persona po keqpërdorin besimin e studentëve të Universitetit të Prishtinës.


“Ne të zgjedhurit e studentëve të UP-së mbesim të përkushtuar të denoncojmë çdo aktivitet personal apo klanor që bëhet në kurriz të përfaqësimit studentor, prandaj edhe vizita në SHBA dhe takimi me ambasadoren e Kosovës në Washington, znj. Vlora Çitaku, është manipulim në vazhdën e manipulimeve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga disa individë të cilët nuk përfaqësojnë Parlamentin Studentor, për më tepër disa prej tyre nuk janë as studentë të Universitetit të Prishtinës”, thuhet në këtë reagim.

Parlamenti Studentor i UP-së njofton opinionin publik se asnjë përfaqësues i studentëve të UP-së “nuk ka marrë pjesë në këtë udhëtim turistik” dhe se çdo qëndrim që është mbajtur atje nuk paraqet interesat e studentëve të UP-së.

Parlamenti Studentor, i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit, Rektoratit të UP-së që të ndërmarrin masat e nevojshme për garantimin e respektimit të organeve përfaqësuese, gjegjësisht sundimit të ligjit.

“Ne gjithashtu bëjmë thirrje se vizita të tilla turistike të sponzorizuara nga institucionet tona, ngrisin dyshime për keqpërdorim të parasë publike gjë për të cilën dikush duhet të jap përgjegjësi. Duhet theksuar se po të njëjtit kanë kontrabanduar zgjedhjet në Unionin e Studentëve të Kosovës dhe e kanë degraduar këtë instancë të përfaqësimit studentor duke e shfrytëzuar për vizita të njëjta turistike, prandaj i bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit që të organizojë zgjedhje të mirëfillta në USK”, thuhet në fund të këtij reagimi i PS të UP-së.

Mësohet se individët për të cilët ka reaguar Parlamenti Studentor, i Universitetit të Prishtinës, janë Fazli Jashari, Arben Mehmeti dhe Muhamer Hamza. Të tre, më herët kanë qenë pjesë e PS, por që tani më nuk janë pjesë e Parlamentit të Studentëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori