LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Evropian ratifikon marrëveshjen e Brexit

Parlamenti Evropian ratifikon marrëveshjen e Brexit

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë mbështetur në shumicë kushtet e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, eurodeputetët ratifikuan Marrëveshjen e Tërheqjes së Britanisë së Madhe me 621 vota për dhe 49 kundër, pas një debati emocional në Bruksel.


Pas votimit, eurodeputetët shënuan daljen e Mbretërisë së Bashkuar duke kënduar Auld Lang Syne – këngë tradicionale për t’i dhënë lamtumirën e fundit BE-së.

Disa eurodeputetë britanikë thanë që ata shpresonin që Mbretëria e Bashkuar të kthehej një ditë në BE, megjithëse euroskeptikët, përfshirë Nigel Farage, përdorën fjalimet e tyre të fundit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ratifikimi i marrëveshjes së tërheqjes ishte “vetëm një hap i parë” drejt një partneriteti të ri midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të dyja, tha ajo, duhet të “bashkojnë forcat” në fusha të tilla si ndryshimi i klimës, dhe të kërkojnë një partneritet të ngushtë pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar të premten. /Telegrafi/