LAJMI I FUNDIT:

Parker pretendon se ka marrëveshje me Joshuan, në 2018 meçi i shumëpritur për unifikimin e titujve në peshat e rënda

Parker pretendon se ka marrëveshje me Joshuan, në 2018 meçi i shumëpritur për unifikimin e titujve në peshat e rënda

Boksieri nga Zelanda e Re, Joseph Parker pretendon se ka arritur një marrëveshje me anglezin Anthony Joshua për një përballje në vitin 2018, ku do t’i rivalizojnë gjithë titujt e peshave të rënda.

Parker ka zbuluar saktësisht se si ai ka në plan të rrëzojë kampionin e peshave të rënda, Joshuan, në kategorinë IBF, IBO dhe WBA.


Zelandezi Parker ka thënë se ai dëshiron 40 për qind të parave për një ndeshje të fortë konkurruese me boksierin nga Watfordi.

Joshua kthehet në muajin mars në ring ndaj Parkerit, promotori Hearn tregon se marrëveshje është shumë afër
Lexo po ashtu Joshua kthehet në muajin mars në ring ndaj Parkerit, promotori Hearn tregon se marrëveshje është shumë afër

25-vjeçari mbajti një konferencë shtypi të çuditshme më parë, në të cilën ai ofroi përplasje me ‘AJ’ duke thënë se do ta mposht, ndërsa britaniku më vonë e akuzoi atë për përpjekjen për të “demonizuar” reputacionin e tij dhe për t’i thënë se nuk tregoi “asnjë respekt”.

Parker tani thotë se ata janë pranë hartimit të kontratave, pasi promotori i Joshuas, Eddie Hearn, pohoi se një marrëveshje është afër.

Joshua dhe promoteri i tij, Eddie Hearn!

“Lufta me Joshuan është shumë afër. Ne kemi pasur një pushim të vogël pasi duam ta gjejmë një ujdi ku të dy ekipet janë të lumtura”, ka thënë fillimisht Parker për T2T Boxing.

“Por, unë mendoj se kemi ardhur në një konkluzion – ne vetëm do të rregullojmë gjërat, ta mbyllim atë dhe të shkojmë në ‘luftë'”.

Parker gjatë duelit të fundit në boks!

“Ne duam të sqarohet diçka para Krishtlindjeve, kështu që ne të gjithë mund të kemi një pushim dhe ta gëzojmë atë dhe pastaj të godasim kampin”, përfundoi boksieri nga Zelanda e Re.

Parker gjithashtu zbuloi se si ai ka në plan për të marrë më të mirën nga AJ, pasi të dy boksierët janë të pamposhtur dhe të dy kanë vetitë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori