LAJMI I FUNDIT:

Parker: Pasi ta mposht Joshuan, do t’i ofroj rimeç gjatë këtij viti

Parker: Pasi ta mposht Joshuan, do t’i ofroj rimeç gjatë këtij viti
(Foto: Getty Images)

Joseph Parker ka njoftuar se planifikon që të përballet me Anthony Joshuan dy herë gjatë vitit 2018.

Kampioni i WBO në fund të këtij muaji (31 mars), në Cardiff do ta zhvillojë meçin ndaj Kampionit të IBF, WBA dhe IBO.


Parker është i bindur se ai do të jetë boksieri që do t’i marrë rripat e unifikuar, ndërsa pasi të ndodhë kjo është i gatshëm që t’i ofrojë rimeç rivalit të tij.

(Foto: Getty Images)

Njësoj si Joshua, edhe Parker është i pamposhtur, mirëpo në duelin që zhvillohet në Principality Stadium, ai është boksieri jofavorit.

Të gjitha lajmet për JOSEPH PARKER
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për JOSEPH PARKER

Në këtë meç, britaniku AJ do t’i vë në konkurrim titujt WBA dhe IBF (jo edhe atë IBO), ndërsa boksieri nga Zelanda e Re tashmë është duke menduar për rimeç.

“Mendoj se planet e mia për këtë vit janë që të përballem me Joshuan dhe ta mposht, ndërsa pastaj do të zhvillojmë rimeç, këto janë planet e mira për sivjet”, ka thënë Parker.

(Foto: Getty Images)

Në shtatorin e kaluar në Mançester, 26-vjeçari e mbrojti me sukses rripin e tij, WBO, kundër Hughie Furyt.

Ndërkaq, ai beson se do të triumfojë edhe ndaj kundërshtarit që është favorit në duelin e 31 marsit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori