LAJMI I FUNDIT:

Parisi zyrtar nuk komenton nëse ekziston iniciativë franceze për veton e Bullgarisë ndaj RMV-së

Parisi zyrtar nuk komenton nëse ekziston iniciativë franceze për veton e Bullgarisë ndaj RMV-së

Siç po afrohet samiti evropian i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, gjithnjë e më të zëshme janë bërë pohimet se ekziston një plan ose iniciativë franceze për tejkalimin e vetos bullgare dhe fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Parisi zyrtar ende nuk është deklaruar publikisht të thotë diçka për planin eventual francez.

Ndërkohë që pritet që Sofja dhe kryeqytetet e vendeve të tjera anëtare të BE-së rreth propozimit të fundit të Francës për hapjen e rrugës për eurointegrimet e Ballkanit Perëndimor, më saktë ngritjen e vetos bullgare, Parisi hesht në mënyrë diplomatike.


Ministria franceze e Punëve të Jashtme dhe pallati i Eliseut tani për tani as konfirmojnë, dhe as mohojnë se ekziston një plan ose iniciativë e tillë.

Sipas deklaratave të politikanëve të vendit tonë dhe atyre bullgarë, ekziston një dokument i tillë. Përmbajtja e tij mbetet e panjohur për opinionin e Maqedonisë së Veriut, përveç asaj që na jepet nga ana lindore e kufirit.

Sipas asaj që e kanë transmetuar një pjesë të mediave bullgare “Presidenca franceze është e gatshme t’i përfshijë kërkesat e Bullgarisë në kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe BE-në që të bëhet garanci për implementimin e tyre”.

Propozimi francez parasheh “heqjen e vetos, ndërsa BE-ja të bëhet garanci se Shkupi do t’i plotësojë kushtet e Sofjes”.

Një diplomat i lartë, ka dashur të mbetet anonim, gjithashtu nuk konfirmoi se ekziston një propozim i tillë, por na theksoi se “Parisi është angazhuar intensivisht në gjetjen e zgjidhjes dhe se është në dobi të Francës dhe veçanërisht të presidentit Emanuel Makron për të dhënë sinjal pozitiv për rajonin e Ballkanit Perëndimor në kontekst të luftës në Ukrainë dhe premtimet të cilat i janë dhënë Ukrainës dhe Moldavisë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori