LAJMI I FUNDIT:

Parfumet kanë afat përdorimi: Si ta ruani më gjatë aromën tuaj të preferuar

Parfumet kanë afat përdorimi: Si ta ruani më gjatë aromën tuaj të preferuar
(Foto: Pexels)

Ndoshta secili prej jush ka një shishe parfumi të preferuar që e përdor vetëm për raste të veçanta dhe përpiqet që të zgjasë sa më shumë që të jetë e mundur, kështu që e ruani në një vend të veçantë dhe nuk jeni shpërdorues, megjithatë nuk mund t’ia zgjatni kohën e përdorimit në atë mënyrë.

Kohëzgjatja e validitetit të parfumit është rreth dy vjet (varësisht nga lloji) dhe kini parasysh që pas hapjes së shishes, jetëgjatësia e tij zvogëlohet dhe oksidohet.


Parfumi i tepërt shkakton depresion
Lexo po ashtu Parfumi i tepërt shkakton depresion

Nëse e mbani parfumin në një vend të ndritshëm dhe të ngrohtë, ekspertët thonë se procesi i oksidimit do të përshpejtohet. Kjo është arsyeja pse nuk është ide e keqe ta mbani çdo parfum në kutinë e tij origjinale ose në një dollap larg rrezeve të diellit.

Afati i ruajtjes së parfumit varet gjithashtu nga temperatura në të cilën e ruani. Ka edhe nga ata admirues të pasionuar që për ta zgjatur jetëgjatësinë e aromës së tyre të preferuar, i mbajnë parfumet në frigorifer.

Mënyra më e mirë për ta kontrolluar nëse një parfumi i ka skaduar koha e përdorimit, është ta spërkatni në një copë letër dhe të shihni nëse ka erë të njëjtë si më parë. Nëse mbani një parfum të pahapur në koleksionin tuaj të parfumeve, mos u shqetësoni, validiteti është shumë më i gjatë në atë rast. Por, pas hapjes së shishes, bëni kujdes, sepse nuk preferohet ta përdorni për më shumë se dy vjet.

Parfumi është gjithmonë një dhuratë ideale
Lexo po ashtu Parfumi është gjithmonë një dhuratë ideale

Mos e mbani kurrë parfumin në banjë pranë burimeve të ujit ose nxehtësisë. Mbajeni në një dollap, në një vend të freskët dhe të errët. Molekulat e parfumit do të zgjasin më shumë, dhe për këtë arsye parfumi juaj do të jetë me cilësi më të lartë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Zambaku i paqes: Gabimi i madh që bëjnë pronarët kur kujdesen për bimën e njohur

Zambaku i paqes: Gabimi i madh që bëjnë pronarët kur kujdesen për bimën e njohur

Lule
Kalo në kategori