LAJMI I FUNDIT:

‘Paratë nuk janë të rëndësishme për mua’ – Son thumbon Ronaldon e Benzeman duke refuzuar kalimin në Arabinë Saudite

‘Paratë nuk janë të rëndësishme për mua’ – Son thumbon Ronaldon e Benzeman duke refuzuar kalimin në Arabinë Saudite
(Foto: Getty Images)

Son Heung-Min duket ta ketë ngacmuar Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzeman me deklaratën se paratë nuk kanë rëndësi për të, në vazhdën e spekulimeve se mund ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Anësori i Tottenham Hotspur është lidhur me një kalim te klubet shpenzuese të Saudi Pro League, në mesin e të cilëve Al-Ittihad ka përgatitur edhe ofertë.


Klubi që e transferoi Karim Benzeman në këtë afat kalimtar thuhet të ketë qenë i gatshëm t’i ofrojë kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej 30 milionë eurosh – transmeton BBC Sport.

Si kudo ku ka luajtur, Ronaldo shpallet lojtari i muajit në elitën e futbollit saudit
Lexo po ashtu Si kudo ku ka luajtur, Ronaldo shpallet lojtari i muajit në elitën e futbollit saudit

“Kam shumë gjëra për të bërë në Ligën Premier. Për mua paratë nuk kanë rëndësi tash, ndërsa është e rëndësishme krenaria për të luajtur futboll në ligën time të preferuar”, është shprehur jugkoreani.

Klubet nga elita e futbollit saudit vazhdojnë planet për transferimin e disa prej emrave më të njohur të futbollit, të cilët janë duke i joshur me oferta ‘të parefuzueshme’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori