LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për fundjavë – IHMK tregon edhe shpejtësinë e erës në Dukagjin

Parashikimi i motit për fundjavë – IHMK tregon edhe shpejtësinë e erës në Dukagjin

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Sipas njoftimit, reshjet më të theksuara priten të regjistrohen në juglindje dhe veriperëndim të vendit, derisa pjesët tjera të territorit parashihen të kenë reshje të intensitetit mesatar.


Erërat e fuqishme shkaktojnë disa dëme materiale në Deçan
Lexo po ashtu Erërat e fuqishme shkaktojnë disa dëme materiale në Deçan

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë  Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërkaq të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”.

Sipas Institutit, të premten në territorin e rrafshit të Kosovës dhe Dukagjinit shpejtësia maksimale e erës ishte 40-45 km/h,( 11.1m/s deri 12.5 m/s),

“Mot ekstrem është duke mbizotëruar në disa shtete të rajonit si në Kroaci , një pjesë e Bosnjës jugperëndimore , Mal të Zi, Shqipëri dhe një pjesë e jugperëndimit  të Maqedonisë.”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori