LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i duelit ndërmjet Deontay Wilder dhe Dominic Breazeale

Parashikimi i duelit ndërmjet Deontay Wilder dhe Dominic Breazeale
Deontay Wilder dhe Dominic Breazeale (Foto: Mike Stobe/Getty Images/Guliver)

Deontay Wilder do ta mbrojë sërish titullin e WBC-së në një duel përballë Dominic Breazeale, i cili është sfidues i detyrueshëm nga ‘World Boxing Council’.

Boksieri amerikan hyn në këtë meç pas barazimit kundër Tyson Furyt, ndërsa në rast të triumfit eventual, pritet që në muajt në vijim ose në vitin e ardhshëm të ndodhë përballja e shumëpritur kundër kampionit të unifikuar, Anthony Joshua.

‘Deontay Wilder vs. Dominic Breazeale’ zhvillohet në Barclays Center në New York, ndërsa meçi kryesor i evenimentit pritet të fillojë sonte (e shtunë) rreth orës 23:00 me kohë lokale (rreth orës 5:00 të mëngjesit të të dielës me kohën tonë).

Deontay Wilder vs Dominic Breazeale – data e përballjes, koha dhe gjithçka tjetër
Lexo po ashtu Deontay Wilder vs Dominic Breazeale – data e përballjes, koha dhe gjithçka tjetër

Parashikimi

Deontay Wilder (Foto: Mike Stobe/Getty Images/Guliver)

Duke e dëgjuar vetëbesimin e Breazeale, shumëkush mendon se ai mund t’i shkaktojë telashe kampionit, përkundër se është jofavorit. Duke marrë parasysh rivalitetin e madh mes tyre, ai do të japë maksimumin për t’ia rrezikuar titullin Wilderit.

Mirëpo, nëse është diçka që Deontay e ka dëshmuar gjatë katër viteve që po e mbron titullin – është fakti se nëse dikush nuk arrin ta mposhtë (gjë që akoma nuk ka ndodhur) në raundet e para, atëherë ai pret lodhjen e kundërshtarit për ta dhuruar goditjen e tij fatale duke i dhënë fund duelit.

Pos fuqisë goditëse, Deontay është shumë i rrezikshëm në duelet emocionale kur ka antipati ndaj kundërshtarit. Të mos harrojmë se e ka kërcënuar Breazealen se mund ta vrasë në ring.

Përveç mbështetësve të Dominic Breazeale, gjithë të tjerët, madje edhe vet Joshua, presin që Wilder ta nokautojë rivalin e tij. Kampioni është favorit absolut për ta fituar duelin me nokaut. Ndërsa sukseset e fundit të Dominic bëjnë që ai të konsiderohet si rival i denjë për Deontay dhe mund t’i përballojë goditjet e tij deri ndërmjet raundeve shtatë dhe nëntë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori