LAJMI I FUNDIT:

Deontay Wilder vs Dominic Breazeale – data e përballjes, koha dhe gjithçka tjetër

Deontay Wilder vs Dominic Breazeale – data e përballjes, koha dhe gjithçka tjetër

Deontay Wilder do ta mbrojë titullin e WBC për të nëntën herë në përballje me Dominic Breazeale në Barclays Centre në New York.

Boksieri 33-vjeçar vjen në këtë duel pas barazimit me Tyson Fury në dhjetor.


Dominic Breazeale vjen në këtë duel pas tri fitoreve, ku humbja e fundit ishte me Anthony Joshua në qershor të vitit 2016.

Kur zhvillohet meçi?

Përballja do të mbahet këtë fundjavë, të shtunën mbrëma, më 18 maj.

Do të jetë vonë për fansat e Evropës, pasi fillimi i evenimentit të boksit është planifikuar rreth orës 3:00 të mëngjesit të të dielës me kohën tonë (orët e para të datës 19 maj).

Derisa Wilder dhe Breazeale pritet të dalin në ring rreth orës 5:00 të mëngjesit të të dielës.

Ku mbahet?

Dueli do të zhvillohet në Qendrën Barclays në New York, shtëpi e ekipit të basketbollit, Brooklyn Nets.

Kapaciteti për këtë ndeshje boksi do të jetë rreth 16.000 tifozë. Dy luftimet e fundit të Breazeale kanë qenë në Qendrën Barclays.

Kush është Dominic Breazeale?

Disa prej nesh mund të parë Breazeale për herë të parë kur ai humbi në raundin e shtatë kundër Anthony Joshua në qershor 2016.

Pas disfatës së tij, Breazeale ka fituar tri ndeshjet e fundit kundër Izu Ogonoh, Eric Molina dhe Carlos Negron.

Breazeale mban një rekord prej 20 fitore dhe një humbje. Ai bëri debutimin e tij profesional në nëntor 2012. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori