LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Man. Utd – Middlesbrough

Parashikim: Man. Utd – Middlesbrough

Manchester United do të ballafaqohet me sfidë të vërtetë për kredencialet për titull kur e pret Middlesbroughn në natën e vitit të ri në Old Trafford.

Vendi: Old Trafford, Mançester
Koha: 31 dhjetor (e shtunë), 16:00.


Lajmet rreth ekipeve

Manchester United
Wayne Rooney është në dyshim të madh për këtë duel pas lëndimit muskulor ndaj Sunderlandit, kurse Eric Bailly është po ashtu në dyshim të madh për skuadrën e Mourinhos, i cili do të duhet të zgjedhë formacionin më të mirë që ai ka mundësi.
Carrick mund të pushojë të shtunën me udhëtimin te West Hami që është vetëm dy ditë larg.

Middlesbrough
Viktor Fischer është në dyshim të madh për udhëtimin te Old Trafford për shkak të një lëndimi në gju që e pa atë jashtë fushe ndaj Burnleyt në javën e Krishtlindjee, teksa James Husband nuk pritet të kthehet ende nga lëndimi.
Aitor Karanka mund t’i kthehet sistemit 4-5-1 që u dëshmua i suksesshëm ndaj ekipeve të mëdha më herët gjatë sezonit.

A e dini se?

Manchester United ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të takimit në katër ndshjet e fundit në Ligën Premier.

Manchester United ka fituar në katër ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Manchester United është i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit ndaj Middlesbrought në krejt garat.

Manchester United nuk ka pranuar gol në tri ndeshjet e fundit ndaj Middlesbrought në të gjitha garat.

Janë shënuar më pak se tri gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Middlesbrought në udhëtim.

Manchester United dhe Middlesbrough nuk kanë shënuar më shumë se dy gola në tri përballjet e fundit në krejt garat.

Manchester United ka shënuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Formacionet e mundshme: Man Utd - Middlesbrough
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Man Utd - Middlesbrough

Analiza

Aitor Karanka përballet me Mourinhon për herë të parë si menaxher, pasi punoi nën drejtimin e portugezit në kohën te Real madridi.

Manchester United më në fund po duket se po funksionon me idetë e Mourinhos pas katër fitoreve radhazi, që është seria më e mirë për herë të parë nga prilli i vitit 2015.

Midelesbrough ka humbur në tri nga katër ndeshjet e fundit në kampionat dhe është pa humbje në secilën nga tetë ndeshjet e fundit, edhe pse pesë prej këtyre ndeshjeve përfunduan në barazim.

Vetëm pesë ekipe kanë pranuar më pak gola në Ligën Premier këtë sezon se sa Middlesbrough, kështu që United nuk guxon të shpërdorojë raste ashtu si gjatë gjithë sezonit.

Parashikimi: Man Utd 1-0 Middlesbrough

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori