LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Arsenal – Crystal Palace

Parashikim: Arsenal – Crystal Palace
LONDON, ENGLAND - OCTOBER 15: Mesut Ozil of Arsenal (C) celebrates scoring his sides third goal with Arsenal team mates Granit Xhaka of Arsenal (L) and Alex Iwobi of Arsenal (R) during the Premier League match between Arsenal and Swansea City at Emirates Stadium on October 15, 2016 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Arsenali do të presë Crystal Palacen në Emirates në një tentim për të përfunduar pozitivisht vitin 2017.

Vendi: Emirates, Londër
Koha: 1 janar (e dielë), 17:00

Lajmet rreth ekipeve

Arsenal
Kieran Gibbs pritet që të mungojë për shkak të një lëndimi në gju dhe Monreal rikthehet në formacionin e parë.
Shkodran Mustafi është kthyer në stërvitje pasi mungoi në tri ndeshjet e fundit, por inkuadrimi i tij në fushë mund të kursehet për ndeshjen e vështirë ndaj Bournemouthit në udhëtim javën e ardhshme.
Chuba akpom po ashtu është rikthyer në stërvitje, por Walcott dhe Chamberlain mbeten jashtë grupit.
Aaron Ramsey është kthyre në aksion pas 20 ditëve mungesë, kurse është në konsideratë të Ëenger për të startuar.
Olivier Giroud u paraqit për herë të parë si startues këtë sezon me një gol fitues që ia siguron atij besimin e trajnerit.

Crystal Palace
Damien Delaney do të mungojë për shkak të suspendimit me kartonë. Allardyce po vuan për formën e James McArthur i cili është në dyshim të madh për duelin.

Mbrojtësi shqiptar ka befasuar të gjithë që nga kalimi i tij në Emirates nga Valencia gjatë verës. Partnershipi në qendër të mbrojtjes me Laurent Koscielnyn ka qenë fantastik dhe ylli i Përfaqësueses së Gjermanisë shikohet si çelësi që ekipi i Arsene Wenger të arrijë deri të titulli. Mustafi ka treguar se është po ashtu një zgjedhje afatgjate, por me mungesën e Antonio Valencias te United dhe Hector Bellerin te Arsenali, në formacionin e kombinuar Shkodrani renditet në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, pozitë në të cilën ka luajtur disa herë gjatë aventurës së tij në Spanjë.

A e dini se?

Arsenali ka barazuar në pjesë të parë dhe ka fituar në fund të ndeshjes në tri ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Arsenali ka fituar tri ndeshjet e fundit në Ligën Premier në shtëpi.

Arsenali është i pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit ndaj Crystal Palaces në të gjitha garat.

Crystal Palace ka dështuar të fitojë në 11 nga 12 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Formacionet e mundshme: Arsenal - Crystal Palace
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Arsenal - Crystal Palace

Analiza

Arsenali e la vonë sigurimin e tri pikëve që të mbajë hapin me liderët në kampionat, Chelsean. Ata janë ende nëntë pikë larg Chelseat dhe nuk mund të lejojnë më rrëshqitje në tabelë.

Ndeshja e parë e Allardyces në krye të Crystalit përfundoi me barazim dhe ka mundur të përfundojë lehtë në fitore. Palace do të jetë kundërshtar i vështirë për Arsenalin në këtë takim.

Parashikimi: Arsenal 2-1 Crystal Palace

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Humbi finalen dhe mbeti pa trofe, Ronaldo qau si kurrë më parë në karrierën e tij

Humbi finalen dhe mbeti pa trofe, Ronaldo qau si kurrë më parë në karrierën e tij

Ligat tjera
Barcelona dhe Valencia mund të bëjnë biznes dy herë këtë verë – dy yje mund të ndrrojnë ambient

Barcelona dhe Valencia mund të bëjnë biznes dy herë këtë verë – dy yje mund të ndrrojnë ambient

La Liga
Gary Lineker zbulon arsyen kontroverse pse ai po mbështet Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve

Gary Lineker zbulon arsyen kontroverse pse ai po mbështet Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Kosova kryen stërvitjen e radhës para ndeshjes me Norvegjinë - mungon Zhegrova, lëndohet Rrahmani

Kosova kryen stërvitjen e radhës para ndeshjes me Norvegjinë - mungon Zhegrova, lëndohet Rrahmani

Përfaqësuesja e Kosovës
Jim Ratcliffe do t’ia katërfishojë pagën yllit të Man United pas triumfit në FA Cup

Jim Ratcliffe do t’ia katërfishojë pagën yllit të Man United pas triumfit në FA Cup

Premier League
Kalo në kategori