LAJMI I FUNDIT:

Paraqitje fantastike me gola që në start te Rapid Bukuresht – dyfishohet vlera e Albion Rrahmanit

Paraqitje fantastike me gola që në start te Rapid Bukuresht – dyfishohet vlera e Albion Rrahmanit
Reklama

Sulmuesi Albion Rrahmani në këtë verë kompletoi transferimin e tij nga Ballkani te Rapid Bukuresht.

Klubi rumun kishte paguar 600 mijë euro për kartonin e Rrahmanit, i cili kishte shkëlqyer me fanellën e Ballkanit.


Por Rapidi pritet të fitojë shumë më shumë nga shitja e sulmuesi, pasi vlera aktuale e lojtari është rritur në 1.2 milion euro, sipas Transfermarkt.

Në katër ndeshje të luajtura deri më tani në kampionatin e Rumanisë, Rrahmani ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 1 asistim për Rapidin.

Albion Rrahmani për mediat rumune: Gjaku im është shqiptar dhe kjo është arsyeja pse festoj kështu
Lexo po ashtu Albion Rrahmani për mediat rumune: Gjaku im është shqiptar dhe kjo është arsyeja pse festoj kështu

Ai aktualisht është njëri prej tre lojtarëve më të shtrenjtë te Rapid Bukuresht, pasi vetëm portieri Horatiu Moldovan me 1.6 milion euro është më latë se Rrahmani, pasi që edhe Andrei Borza vlerësohet 1.2 milion euro.

Rrahmani ka kontratë me Rapidin deri në verën e vitit 2026, por më gjasë në verë do të kalojë në një kampionat më të fortë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe tashmë ka vendosur se kë do të zgjidhte mes Arsenalit dhe Liverpoolit

Mbappe tashmë ka vendosur se kë do të zgjidhte mes Arsenalit dhe Liverpoolit

Premier League
Goli i parë i Galatasarayt kundër Man Utd nuk duhej të pranohej për shkak të rregullit pak të njohur

Goli i parë i Galatasarayt kundër Man Utd nuk duhej të pranohej për shkak të rregullit pak të njohur

Liga e Kampionëve
Xavi solli një Barcelonë kundër Portos siç nuk është parë në më shumë se 20 vjet

Xavi solli një Barcelonë kundër Portos siç nuk është parë në më shumë se 20 vjet

Liga e Kampionëve
Luis  Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Luis Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Ndërkombëtare
“Kjo është një ëndërr”, 19-vjeçari Nico Paz i tronditur pasi shënoi golin e parë me Real Madridin

“Kjo është një ëndërr”, 19-vjeçari Nico Paz i tronditur pasi shënoi golin e parë me Real Madridin

Liga e Kampionëve
“Nëse organi antidoping po bën punën e tij, Djokovic duhet të pezullohet”, legjenda franceze godet ashpër nacionalistin serb

“Nëse organi antidoping po bën punën e tij, Djokovic duhet të pezullohet”, legjenda franceze godet ashpër nacionalistin serb

Tenis
Kalo në kategori