LAJMI I FUNDIT:

Parandaloni sulmet e zemrës dhe trurit duke ngrënë banane çdo ditë

Parandaloni sulmet e zemrës dhe trurit duke ngrënë banane çdo ditë

Konsumimi i bananeve në përditshmëri mund të ndihmojë në parandalimin e sulmeve të zemrës dhe trurit – thonë hulumtimet e reja.

Të pasura me kalium, ushqimet si banania i ndalojnë bllokadat fatale dhe e parandalojnë ngushtimin e artereve, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit nga Universiteti i Alabamas i kanë zbuluar këto efekte pasi i kanë analizuar minjtë të cilët kanë qenë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Minjtë të cilët ishin ushqyer me dieta që përmbanin sasi të larta të kaliumit kishin pasur shëndet më të mirë kardiovaskular.

Nga ky studim, dhe nga shumë hulumtime tjera, thuhet se kaliumi – mineral vital – ndihmon në parandalimin e sulmeve të zemrës dhe trurit te njerëzit.

Sidoqoftë, shkencëtarët gjithashtu tregojnë se sasitë e tepërta të kaliumit mund të shkaktojnë dhimbje të lukthit, marramendje dhe diarre.

Përndryshe, ekspertët shëndetësorë rekomandojnë t’i konsumoni 3,500mg kalium në ditë – çereku i kësaj sasie përmbushet nga dy banane të vetme.

Ushqimet tjera të pasura me kalium janë patatet, brokoli, farat, peshku, etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori