LAJMI I FUNDIT:

Parandalohet kontrabandimi i dy kilogramëve kokainë në Aeroportin e Shkupit (Foto)

Parandalohet kontrabandimi i dy kilogramëve kokainë në Aeroportin e Shkupit (Foto)

Në Aeroportin e Shkupit, Drejtoria Doganore në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka parandaluar tentimin për kontrabandim të lëndëve narkotike. Zyrtarët doganor kanë zbuluar rreth 2 kilogram kokainë.

“Më 5.12.2018 rreth orës 20:30 me fluturim nga Cyrih, në hyrje të Maqedonisë është kontrolluar në mënyrë të detajuar një shtetas i Venezuelës. Në bagazhin e tij janë gjetur rreth 2 kilogram materie e bardhë, e cila gjatë testit ka rezultuar të jetë “cocaine hydrochloride””, thonë nga Drejtoria e Doganave, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ata shtojnë se pas marrjes së rastit nga ana e Inspektorëve të Departamentit të Hetimeve dhe me urdhër të prokurorit publik, kokaina është dorëzuar për hetime.

Vlera e drogës së konfiskuar në tregun e zi në Maqedoni arrin vlerën e 140 mijë eurove, ndërsa në shitje me pakicë do të arrinte vlerën deri 570 mijë euro.

Drejtoria Doganore kundër të dyshuarit ka ngritur padi penale për veprën “posedim dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori