Rita Ora do të bashkëpunojë me dyshen britanike Sigma për të lansuar këngën e re.

Kënga e re e treshes pritet të vijë në fillim të nëntorit, para debutimit të albumit të Sigmas, “Life”, më 4 dhjetor, transmeton koha.net.


Kënga do të quhet “Coming Home”, teksa kanë nisur edhe incizimet e videoklipit.

Rita dhe Sigma kanë publikuar video të shkurtra nga incizimet në rrjetet sociale.