“Më thonë gjithmonë se zëri im është bezdisës”, Candace Cameron Bure shpërthen në lot nga kritikat në rrjet

Candace Cameron Bure ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat e vazhdueshme që ka marrë ndër vite për zërin e saj.
Aktorja 50-vjeçare, e njohur nga “Full House”, e ndau rrëfimin në podcastin e saj “The Candace Cameron Bure”, ku kujtoi disa nga komentet lënduese që ka lexuar në internet.
“Marr shumë kritika për zërin tim. Njerëzit gjithmonë komentojnë se sa bezdisës është zëri im”, tha ajo, ndërsa iu desh të merrte një kuti me shami për të fshirë lotët, shkruan DailyMail.

Bure tregoi se një koment që e kishte lënduar veçanërisht thoshte se personi ishte detyruar ta fikte televizorin, sepse zëri i saj ishte “shumë bezdisës”.
Ajo pranoi se këto kritika janë bërë të vazhdueshme dhe të vështira për t’u përballuar.

Megjithatë, aktorja tha se leximi me zë të lartë i vargjeve nga Bibla në rrjetet sociale e ka ndihmuar të ndihet më mirë.
Sipas saj, shumë njerëz i kanë shkruar se e pëlqejnë zërin e saj dhe se mënyra se si lexon “e bën Biblën të gjallë”.
“Zemra ime është vetëm t’i sjell njerëzit një hap më afër Jezusit”, u shpreh Bure, duke theksuar se pikërisht ajo që i ka shkaktuar dhimbje është kthyer në një mënyrë për të marrë reagime pozitive nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/


















































