LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi për zgjedhje të reja, fitorja e Nisma-s në Kushtetuese ndaj LVV-së dhe tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti- ngjarjet e javës që lamë pas

Paralajmërimi për zgjedhje të reja, fitorja e Nisma-s në Kushtetuese ndaj LVV-së dhe tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti- ngjarjet e javës që lamë pas

Javën që lamë pas Kosova ka aplikuar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, ndërsa të premten qytetarët e Kosovës kanë filluar të aplikojnë për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti, pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje ekonomike si pasojë e pandemisë.

Gjatë javës së kaluar po ashtu është zhvilluar një takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në kuadër të dialogut, ndërsa edhe është paralajmëruar mundësia që vendi të shkojë në zgjedhjen pranverën e 2021-së nëse partitë politike nuk arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për postin e presidentit.


Kosova aplikon zyrtarisht për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj më 7 dhjetor njoftoi se ka nënshkruar aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 në aleancën globale GAVI-COVAX, ndërsa sipas tij, aplikimi zyrtar në GAVI-COVAX  nuk do të thotë se Kosova nuk do të shfrytëzojë edhe rrugë të tjera për të siguruar vaksina shtesë, sipas nevojës, përtej shifrës së 20% të vaksinave që do të merren falas.

“Aplikimi zyrtar në GAVI-COVAX  nuk do të thotë se Kosova nuk do të shfrytëzojë edhe rrugë të tjera për të siguruar vaksina shtesë, sipas nevojës, përtej shifrës së 20% të vaksinave që do merren falas (apo rreth 360 mijë vaksina) nga COVAX, me që synimi është që të imunizohen kategoritë më të ekspozuara dhe rrezikuara nga COVID-19”.

Specialja e hedh poshtë kërkesën e Gucatit për lirim me dorëzani

Gjykata e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës javën e kaluar ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes për lirim me dorëzani të kreut të të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.

Gjykata ka njoftuar se sot paneli i Dhomës së Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ka nxjerr vendimin e vet të parë mbi apelimin e ndërmjetëm prej Hysni Gucatit të vendimit të Gjykatësit të Vetëm mbi ligjshmërinë e arrestimit të tij dhe kërkesën për dorëzani

“Paneli i Gjykatës së Apelit theksoi rëndësinë e parimit të proporcionalitetit në kontekstin e masës së mbajtjes në paraburgim në pritje të gjykimit dhe konstatoi se paraburgimi i z. Gucati vazhdon të jetë proporcional në këtë fazë të hershme të procesit”, thuhet në njoftim.

Mbrojtja e Thaçit kërkon lirimin e tij nga paraburgimi, ofrojnë si mundësi edhe banimin në një vend jo fqinj të Kosovës

Më 4 dhjetor, avokati David Hooper, i cili mbron Hashim Thaçin në Hagë, i ka drejtuar një kërkesë gjykatësit paraprak, me anë të së cilës ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi.

Në kërkesë përmendet sjellja e tij gjatë 22 viteve të fundit, përpjekjet domethënëse të tij në krijimin e Dhomave të Specializuara, bashkëpunimi i tij me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara që thuhet se është manifestuar edhe me dorëheqjen e tij nga pozita e Presidentit të Kosovës dhe dorëzimin e tij vullnetar.

Sipas mbrojtjes, parashtrimet e ZPS mbështeten në pohime kryesisht në të përgjithësuara, të pabazuara, të cilat nuk arrijnë ta lidhin Thaçi me ndonjë keq bërje.

Hoti: Duhet të dakordohemi me partitë politike për zgjedhjen e presidentit ose për datën e zgjedhjeve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një intervistë për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur edhe për çështjen e zgjidhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Hoti ka theksuar se së bashku pozitë dhe opozitë duhet të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje qoftë për të zgjedhur presidentin qoftë për tu dakorduar për datën e zgjedhjeve.

“Jemi para një sfide për zgjedhjen e presidentit dhe ky është fakt dhe me këtë duhet të merri tash dhe jemi duke punuar që të ulemi së bashku të gjitha forcat politike të shqyrtojmë gatishmërinë tonë për të tejkaluar këtë situatë nëse ka gatishmëri pra ose dakordohemi për presidentin ose për datën e shkuarjes në zgjedhje”, u shpreh kryeministri Hoti.

Dialogu Kosovë-Serbi, ende nuk ka përafrim të qëndrimeve

Më 10 dhjetor në Bruksel është mbajtur takimi i radhës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për pensionet dhe kadastrin, por që nuk ka përafrim të qëndrimeve.

Qeveria ka theksuar se edhe pas një diskutimi të gjatë, ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve.

“Sidoqoftë, kishte pajtim që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme midis dy vendeve të vazhdojë në takimin e radhës”, thuhet në njoftim.

Nisma e fiton betejën në Kushtetuese ndaj Vetëvendosjes, reagon Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili i jep drejtë kërkesës së Nismës për mos numërimin e votave ardhura nga jashtë pas afatit të përcaktuar nga KQZ.

Limaj ka thënë se “aktgjykimi i sotëm kthen ligjshmërinë, forcon demokracinë̈ tonë dhe përfundimisht ndalon abuzimin në emër të ligjit dhe po ashtu atyre që abuzojnë në emër të drejtës për votë”.

“NISMA ankohet vetëm atëherë kur është e bindur se ka pasur shkelje të ligjit, prandaj të gjitha ankesat tona të përgatitura profesionalisht me të gjetura faktike janë pranuar duke na dhënë të drejtën në shkallë të ndryshme në gjykata dhe deri të vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet ndër të tjera në postimin e Limajt.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i jep të drejtë Nismës Socialdemokrate që të mos numërohen votat e ardhura nga diaspora pas afatit të përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se mërgata duhet të vjen në Kosovë e të ushtrojë të drejtën e tyre të votës, transmeton Telegrafi.

Haxhiu ka thënë se është e dhimbshme kur sheh përmbysje të të drejtave kushtetuese nga institucioni që duhet t’i mbrojë ato.

Tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti, për dy ditë 270 mijë aplikime

Qytetarët e Kosovës kanë filluar të premten aplikimin për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti.

Aplikimi për 10 përqindëshin e Trustit Pensional po vazhdon me ritëm të përshpejtuar. Edhe pse në fillim pati disa pengesa tashmë aplikimi po ecën më mirë.

Në ueb faqen e tyre në Facebook janë publikuar statistika të aplikimeve për tërheqje të 10%-shit në dy ditët e para dhe për tërheqjen e 10% të kontributeve janë bërë mbi 270 mijë aplikime.

Sipas FKPK-së, 5 mijë e 779 persona do të marrin nga kursimet deri në 10 euro; 33 mijë e 361 aplikues do të marrin nga 11 deri në 50 euro nga Trusti; 32 mijë e 614 persona do të tërheqin nga 51 deri në 100 euro; 44 mijë e 315 persona do të marrin nga 101 deri në 200 euro; 63 mijë e 964 persona do të marrin nga 201 deri në 500 euro; 51 mijë e 760 persona do të marrin nga 501 deri në 1 mijë euro; 29 mijë e 10 persona do të marrin nga 1 mijë e 1 deri në 2 mijë euro; 6 mijë e 925 persona do të marrin nga 2 mijë e 1 deri në 4 mijë euro.

Ndërsa 1 mijë e 318 persona do të marrin mbi 4 mijë euro nga kursimet e tyre në Trust.

Trusti ka njoftuar se tashmë janë në dispozicion tri ueb faqe për aplikim.

https://bentenapp.azurewebsites.net/

https://trusti.rks-gov.net/

www.trusti.org (kliko banerin apliko për 10%) . /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori