LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Duhet të dakordohemi me partitë politike për zgjedhjen e presidentit ose për datën e zgjedhjeve

Hoti: Duhet të dakordohemi me partitë politike për zgjedhjen e presidentit ose për datën e zgjedhjeve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një intervistë për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur edhe për çështjen e zgjidhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Hoti ka theksuar se së bashku pozitë dhe opozitë duhet të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje qoftë për të zgjedhur presidentin qoftë për tu dakorduar për datën e zgjedhjeve.


“Jemi para një sfide për zgjedhjen e presidentit dhe ky është fakt dhe me këtë duhet të merri tash dhe jemi duke punuar që të ulemi së bashku të gjitha forcat politike të shqyrtojmë gatishmërinë tonë për të tejkaluar këtë situatë nëse ka gatishmëri pra ose dakordohemi për presidentin ose për datën e shkuarjes në zgjedhje”, u shpreh kryeministri Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë intervistës në Telegrafi.com me Muhamet Hajrullahu/Foto: K.Basha

Kryeministri foli edhe sa i përket insistimit të AAK-së që posti i presidentit ju takon atyre. Hoti shtoi se në marrëveshjen e koalicionit çështja e presidentit nuk është e përfshirë.

“Marrëveshja që kemi me partnerët e koalicionit nuk përfshinë çështjen e presidentit. Ajo që është e qartë është se votat e jetik koalicioni qeverisës nuk mund ta zgjedhin presidentin.
Do të shohim a ka gatishmëri nga opozita për të diskutuar për zgjedhjen e kësaj çështje dhe cilat janë kushtet e tyre. Në këtë rast edhe të AAK-së e cila është bukur e betonuar por do të shohim si do ta zgjidhim”, tha Hoti.

Ai shtoi se duhet të ulemi shpejt dhe të dakordohemi sesi do të shkojmë përpara.

I pyetur se a ka kontakte me ushtruesen e detyrës së Presidentes Vjosa Osmani, ai tha se ka takimet janë në bazë të përgjegjësive institucionale dhe normale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori