LAJMI I FUNDIT:

Trusti publikon statistikat e aplikimeve të tërheqjes së 10 përqindëshit në dy ditët e para

Trusti publikon statistikat e aplikimeve të tërheqjes së 10 përqindëshit në dy ditët e para

Aplikimi për 10 përqindëshin e Trustit Pensional po vazhdon me ritëm të përshpejtuar. Edhe pse në fillim pati disa pengesa tashmë aplikimi po ecën më mirë.

Në ueb faqen e tyre në Facebook janë publikuar statistika të aplikimeve për tërheqje të 10%-shit në dy ditët e para.

Për tërheqjen e 10% të kontributeve janë bërë mbi 270 mijë aplikime.

Sipas FKPK-së, 5 mijë e 779 persona do të marrin nga kursimet deri në 10 euro.

33 mijë e 361 aplikues do të marrin nga 11 deri në 50 euro nga Trusti.

32 mijë e 614 persona do të tërheqin nga 51 deri në 100 euro.

44 mijë e 315 persona do të marrin nga 101 deri në 200 euro.

63 mijë e 964 persona do të marrin nga 201 deri në 500 euro.

51 mijë e 760 persona do të marrin nga 501 deri në 1 mijë euro.

29 mijë e 10 persona do të marrin nga 1 mijë e 1 deri në 2 mijë euro.

6 mijë e 925 persona do të marrin nga 2 mijë e 1 deri në 4 mijë euro.

Ndërsa 1 mijë e 318 persona do të marrin mbi 4 mijë euro nga kursimet e tyre në Trust.

Trusti ka njoftuar se tashmë janë në dispozicion tri ueb faqe për aplikim.

1) https://bentenapp.azurewebsites.net/

2) https://trusti.rks-gov.net/

3)www.trusti.org (kliko banerin apliko për 10%)

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale, që kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar, por edhe në bazë të vlerës së pagës që marrin.

Aplikimi online do të zgjasë katër muaj.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pesë për qind të shumës së përgjithshme të pagës e paguan punëdhënësi nga buxheti i tij, kurse pesë për qind paguhet nga paga e punëtorit.

Në tabelë mund t’i shikoni kategorizimet e aplikuesit në bazë të shumës që do të tërheqin nga kursimet e tyre në Trust. /Telegrafi/