Gjykata e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes për lirim me dorëzani të kreut të të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.
Gjykata ka njoftuar se sot paneli i Dhomës së Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ka nxjerr vendimin e vet të parë mbi apelimin e ndërmjetëm prej Hysni Gucatit të vendimit të Gjykatësit të Vetëm mbi ligjshmërinë e arrestimit të tij dhe kërkesën për dorëzani
“Më 9 dhjetor 2020, paneli i Dhomës së Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës nxori vendimin e vet të parë mbi apelimin e ndërmjetëm prej Hysni Gucatit të vendimit të Gjykatësit të Vetëm mbi ligjshmërinë e arrestimit të tij dhe kërkesën për dorëzani. Në këtë vendim të parë, paneli i Gjykatës së Apelit përcaktoi standardin e vlerësimit të apelimeve të ndërmjetme, si dhe kriteret që duhet të respektohen në procedurën e apelit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, përcjell Telegrafi.
Më tej në njoftim thuhet se “duke zbatuar standardin e lartpërmendur, paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë tërësisht apelin e z. Gucati. Megjithëse konstatoi se fletarrestimi ishte bazuar gabimisht në nenin 39(3) të Ligjit që përcakton kompetencat e Gjykatësit të Procedurës Paraprake pas parashtrimit të një aktakuze, për arsyet e shtjelluara në vendim, paneli gjykoi se korniza ligjore e Dhomave të Specializuara gjithsesi konfirmon kompetencën e Gjykatësit të Vetëm për të lëshuar fletarrestim para parashtrimit të një aktakuze”.
“Paneli i Gjykatës së Apelit gjithashtu konstatoi se vendimet në lidhje me lirim të përkohshëm janë brenda kompetencave gjykuese të Gjykatësit të Vetëm dhe se ai nuk e shpërdori kompetencën e vet kur shqyrtoi kushtet e propozuara nga z. Gucati në mbështetje të kërkesës së tij për dorëzani. Për mendimin e panelit, z. Gucati nuk vërtetoi se Gjykatësi i Vetëm bëri gabim të dukshëm në vlerësimin e tij nëse paraburgimi i z. Gucati është i domosdoshëm në bazë të nenit 41(6) të Ligjit”.
“Paneli i Gjykatës së Apelit theksoi rëndësinë e parimit të proporcionalitetit në kontekstin e masës së mbajtjes në paraburgim në pritje të gjykimit dhe konstatoi se paraburgimi i z. Gucati vazhdon të jetë proporcional në këtë fazë të hershme të procesit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe