LAJMI I FUNDIT:

Refuzuan të përshëndeten, pastaj rrihen – gjykata cakton masën paraburgim për dy persona

Refuzuan të përshëndeten, pastaj rrihen – gjykata cakton masën paraburgim për dy persona

Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.V dhe V.V., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Siç njoftohet, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Degës në Kaçanik Burhan Berisha, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 01.08.2021 në një lokal në Kaçanik, të pandehurit në bashkëkryerje me te pandehurin B.V. i cili për momentin gjendet në arrati, me dashje kane përdorur force fizike ndaj te dëmtuarve Q.T., Gj.T. dhe A.T., në atë mënyrë që përderisa të dëmtuarit ishin duke qëndruar në lokal.


Tutje theksohet se në lopkal shkojnë të pandehurit ku fillimisht i pandehuri B.V. ia kishte zgjatur dorën për tu përshëndetur me të dëmtuarin Q…. por i njëjti kishte refuzuar të përshëndet dhe si shenjë hakmarrje e godet me kokë në ballë, e pas tij edhe i pandehuri F… e kishte goditur me një mjetë të fort shishe të birrës në kokë, mjetë ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor, menjëherë aty kishte ndryrë Gj… dhe A… për t’i ndaluar por Gj…. e kishte goditur i pandehuri V.V. me grusht, shishe dhe gotë të qelqit në hundë, ku si pasoje e këtyre goditjeve të dëmtuarit pësojnë lëndime të rënda trupore, për te cilat posedojnë raporte mjekësore.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori