LAJMI I FUNDIT:

Para ruse për partinë Legan të Salvinit në Itali?

Para ruse për partinë Legan të Salvinit në Itali?

Prokuroria është angazhuar për të hetuar lidhur me aferën për pagesat eventuale nga Rusia për partinë e ministrit të Brendshëm italian Salvini. Ky i fundit i hedh poshtë akuzat.

Prokuroria në Milano ka udhëzuar hetime lidhur me pagesat eventuale nga Rusia për partinë e ekstremit të djathtë Lega. Këtë e njofton agjencia e lajmeve ANSA. Megjithatë mbetet e paqartë, nëse hetimet kanë nisur tani apo prej kohësh. Lidhur me këtë pyetje deri tani nuk ka qenë i mundur kontakti me prokurorinë.


Të mërkurën (10.07) revista online “Buzzfeed” informon, se i ka rënë në dorë një regjistrim audio, ku konfirmohet një takim i një ish-zëdhënësi të ministrit të Brendshëm të partisë Lega Matteo Salvini me një politikan të afërt me Kremlinin. Në këtë bisede bëhet fjalë, se si Lega para zgjedhjeve për Parlamentin Europian mund të marrë para prej Rusisë. Sipas “Buzzfeed” takimi është zhvilluar në tetor 2018 gjatë një vizite të ministrit të Brendshëm italian.

Gjatë takimit në hotelin Metropol në Moskë gjashtëmuaj para zgjedhjeve europiane është folur për një biznes të madh nafte: Një firmë ruse e naftës, sipas bisedës, do të shiste naftë në vlerën 1,5 miliardë dollarë (rreth 1,3 miliardë Euro) tek gjiganti italian i naftës Eni. Në këmbim paratë në vlerë milionash do të derdheshin për Legan radikale të djathtë të Salvinit.

“Buzzfeed” e konsideron këtë takim si një dëshmi të re për marrëveshjet e fshehta mes Moskës dhe partive populiste të djathta në Europë. “Qëllimi në dukje ishte një biznes nafte, por në thelb synohej minimi i demokracisë liberale dhe konstruimi i një Europe nacionaliste në aleancë me Moskën”, shkruan faqja e internetit lidhur me takimin e gjashtë përfaqësuesve italianë dhe rusë.

Çështje të hapura

Nëse është zbatuar marrëveshja e arritur gjatë takimit dhe nëse partia e Salvinit ka marrë ndihma financiare nga Rusia, kjo sipas “BuzzFeed” është e paqartë. Në shkurt revista investigative italiane “L’Espresso” pati raportuar për bisedime të fshehta duke përmendur gjithashtu anëtarin e Legas Gianluca Savoini. Savoini vjeshtën e vitit të kaluar pati shoqëruar Salvinin në Moskë.

“Asnjëherë nuk kam pranuar asnjë litër Vodka”

Salvini deklaroi të mërkurën (10.07), se për shkak të këtij artikulli do të ngrejë padi. “Unë asnjëherë nuk kam marrë as një rubël, euro apo dollar madje as një litër Vodka prej Rusisë”, deklaroi ai. “Në të shkuarën kam ngritur padi, do ta bëj këtë edhe tani: sot, nesër e pasnesër.”

Prej kohësh është krijuar përshtypja, se politika ruse mbështet nacionalistët pro-rusë në Europë. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori