LAJMI I FUNDIT:

Para 19 vitesh, Notorious B.I.G. ishte vrarë nga një person i paidentifikuar (Video)

Para 19 vitesh, Notorious B.I.G. ishte vrarë nga një person i paidentifikuar (Video)

Adhuruesit e hip-hopit nga anembanë bota përkujtojnë me dhimbje përvjetorin e vdekjes së reperit legjendar amerikan, Notorious B.I.G., i cili ishte vrarë 19 vjet më parë.

Christopher George Latore Wallace, i njohur si Notorius B.I.G. ishte njëri prej reperëve më të respektuar amerikanë të viteve të nëntëdhjeta dhe një prej legjendave të këtij zhanri të muzikës. I njohur edhe si Biggie Smalls, ai u rrit në rrugët e Brooklynit të New Yorkut.


Ai lindi më 21 maj të vitit 1970 dhe u rrit nga një fqinje, pasi nëna e tij ishte vazhdimisht e zënë me punë të shumta për ta mbajtur familjen, pasi babai i tij i braktisi kur B.I.G. ishte vetëm dy vjeç. Në moshën 12 vjeçare, ai filloi shitjen e drogës. Në moshën 17 vjeçare, ai e braktisi shkollën për t’u përfshirë edhe më tej në krim.

Këngëtari u bë i njohur në vitin 1994 me albumin e tij debutues “Ready to Die”, me të cilin edhe ishte shndërruar në figurën qendrore të krahut amerikan të lindjes në hip hop apo ndryshe East Coast dhe atë pikërisht në kohën kur krahu perëndimor, transmeton RTV Dukagjini.

Një vit pas vrasjes së Tupac, më 9 mars të vitit 1997, Biggie ishte vrarë nga një person i paidentifikuar në Los Angeles, duke e nxitur edhe më shumë luftën mes dy prej grupeve më të mëdha rivale të hip-hopit. Ky reper për të cilin besohej se ishte përgjegjës për vrasjen e Tupac Shakurit, është vrarë duke u larguar nga ceremonia “Soul Train Music Awards”. Falë teorive fanatike konspirative, me dëshmitarë të paktë dhe hetimeve skadente të policisë, asnjë nga rastet nuk u zgjidh. Vrasësi i tij nuk u zbulua asnjëherë.

Reperi në vitin 1994 ishte martuar në mënyrë të fshehur me reperën e njohur Faith Evans, për të cilën thuhet se miku i tij i ngushtë Diddy nuk ishte në dijeni. Kënga e cila vazhdon të dëgjohet e të prek secilin prej nesh  kur dëgjon është sigurisht kënga “I Will Be Missing You” nga Puff Daddy dhe Faith Evans, këngë kjo e cila ishte realizuar në kujtim të Notorious BIG, dy muaj pas vdekjes së tij.

Sidoqoftë, Biggie vazhdon të jetë ‘i gjallë’ edhe 19 pas vdekjes së tij. Vetëm 16 ditë pas vdekjes së tij, u lansua seti i tij në dy CD “Life After Death”, i cili zuri pozitën e parë në top listën amerikane të albumeve më të shitura dhe më të dëgjuara. Në vitin 2000 ky album është certifikuar “Diamond” – një prej pak albumeve të hip hopit që ka arritur një certifikim të tillë.

Në vitin 2006, MTV e renditi atë në vendin e tretë të reperëve më të mirë të të gjitha kohërave, duke e quajtur si ndoshta reperin më të shkathtë që ka parë bota ndonjëherë.

Edhe 19 vjet pas vdekjes së tij, fansat nga anembanë bota, ashtu sikurse edhe në Kosovë, vazhdojnë të dëgjojnë këngët e tij dhe të përkujtojnë me mall vdekjen e njeriut që ka arritur të inspirojë jetët e shumë njerëzve dhe reperëve të rinj.

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori